E kam thenë më shumë se një herë që në kushtet aktuale ku ndodhet vendi, ka humbur komplet nevoja për Shtetin. Kush banon në Shqipëri, shteti nuk i duhet për asgje. Përkundrazi ai eshtë kthyer në një barrë që duhet mbajtur me taksa nga qytetarët që të vjedhin ordinerët që janë në pushtet.
Siguria është në dorë të hakerave ose te policicë e cila ose të gjobit ose të vret. Spitalet larg qoftë mos u bëfsh për atje. Mbrojtja civile në rast fatkeqësish natyrore është ku te thërret qameti.
Në këtë anarki kur të gjithë duan t’ja mbathin, Kryeministri ka vendosur të taksojë edhe ata qe punojnë onlinë me jashtë. Ky palaco madje i quan nomadë. Me pak fjalë të rinjtë e paktë që kanë mbetur në Shqipëri se punojnë onlinë, këta duan ti tatojnë. Duan ti fusin dorën në xhep e ti marrin ndonjë gjë.
Revolucioni demokratik në USA në gjysmën e dytë të viteve 1700, i gjithi u ngrit mbi një parim e mbi një thirrje. ‘No taxation without representation”, jo taksim pa përfaqësim.
Sot në Shqipërie këta ordinerë hajdutër që nuk përfaqësojnë asgje, vetëm xhepin e tyre, nuk kanë lënë gjë pa marrë e pa vjedhur, tani duan të tatojnë edhe punën e të rinjve online.
Pra ka rënë komplet kuptimi i taksimit. Pse një qytetar duhet ti paguaj taksa Shtetit? Pse duhet paguar TVSH??? Që të blejnë ministreshat canta Hermes? Që të shtojnë vilat tigrat, luanët e qentë e fëlliqur të këtij sekti?
Pse duhet të paguaj unë taksa??? Që të mbaj me rrogë një ministre karagjoze që nuk dallon natën nga dita? Që të bëj miliarder dikë që vjen përqark e bën qyfyre me lloj lloj të tredhuri nëpër Shqipëri? Apo se ka qef te bej xhiro me chartera?
Burimi/Facebook


Leave a Reply