Sapo pash nje video ku dhunohet një e moshuar nga disa infermiere në azilin e Pejës. Janë pamje shumë të rënda dhe mizerisht trishtuese! Infermierja që godet, një tjetër që qesh dhe dikush që regjistron videon.
Një grup ose një kope që ka kapur në një cep të moshuarën dhe përpiqet ta shqyej, thjesht për të kënaqur epshe irracionale vaniteti.
Një grup që organizon një rit dhunë, të nxitur gjithashtu nga perversiteti për të regjistruar e për ta shënjuar makrabitetin.
Një rit satanik nuk ka asgjë ndryshe. Zakonisht sakrifikohen njerëzit e pafajshëm, të pambrojtur e të brishtë, fëmijë, vajza e të moshuar. Kështu riti apo procesi kërkon të shprehë supremacinë ndaj të pambrojturit, kërkon të shfaqë inferioritetin e tij, të njeriut të Zotit.
A e kanë kuptuar ato infermiere që po kryenin një akt të pashembullt e meskin? Sigurisht që jo, nuk kanë thellësinë djallëzore për të kuptuar cfarë po bënin. Janë thjesht vegla qorre e injorantë të kulturës djallëzore.
Për fat të keq këto janë dominante që na shfaqen rëndom në shoqëri. Na shfaqen në forma të ndryshne nga arrogantë e delirantë që mendojnë se kanë pushtet absolut mbi jetën e tjetrit. Janë shembuj që imitohen në forma dhe surrogate që në thelb hyjnë në të njejtën kategori. Kategoria e vanitetit, mëkatit të preferuar të djallit.
Shoqëria është e sëmurë dhe ndjek shembuj të njerëzve me probleme të theksuara psikike dhe i imiton ato. Jetojmë në një epokë ku pushtetin në grupe të ndryshme shoqërore e marrin njerëz delirantë me probleme psikike.
Pjesa tjetër e shoqërisë që ka mbetur e shëndoshë duhet të dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte, por mbi të gjitha duhet të bëjmë një mea kulpa që i kemi deleguar pushtet këtyre perversëve që edhe për fajin tonë shesin mend e na përqeshin me psikopatinë e tyre në cdo formë e në cdo nivel.
Burimi/Facebook


Leave a Reply