Arian Konomi pasi kreu me sukses detyrën e analistit te ” Përputhen” dhe shprehu mendimin e tij për puthjet, prekjet, fjalët apo sjelljet e të rinjve, duket se ka vendosur të shprehë thellësinë e cektë analitike edhe në profil historik.
Konomi ka pohuar: Unë jam vlonjat dhe në vitin 1990 në Vlorë ne mendonim se në Kosovë nuk kishte shqiptarë, por kishte jugosllavë që flisnin shqip.
Së pari Konomi duhet ta dijë se përgjithësimi vret çdo arsyetim dhe se padituria nuk shprehet kurrë në shumës, por në njëjës. Padituria e Konomit nuk mund të jetë padituri e çdo vlonjati, sikundër kur thua Vlorë, nuk thua medoemos Arian Konomi dhe kur thua Arian Konomi, nuk thua medoemos Vlorë.
Ndaj është mirë që pohimet të bëhen në vetën e parë njëjës dhe jo në vetën e parë shumës; ” Unë nuk e dija që ” dhe jo ” Ne nuk e dinim që””.
Post Scriptum- Sidoqoftë përgjigjen më të mirë nga Kosova për Konomin e ka dhënë jo një jugosllav që flet shqip, por një shqiptar që flet shqip zoti Nexhat Latifi
” Na në Kosove ju lejshim qikave emnin Vlora, tu kujtu që ju në Vlorë jeni shqiptarë.’
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply