Hanife Kryeziu & Astrit Gashi
Në shtëpinë e kulturës (Rådhuset ) në Malmö të Suedisë u mbajtë festivali XVIII i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë. Organizatorët Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi për hërë të parë mundi të huazojë sallën atraktive, nga shekulli I XV – të “Landstingssalen “ e ngritur në vitin 1546.
E pikërisht për këtë sallë historike foli edhe Carina Nilsson kryetare e bashkisë së Malmös e cila shpjegoi pikturën madhështore të artistit Gustaf Cederström i cili pikturoi gjeneralin Magnus Stenbock kur foli para njerëzve në Malmö më 27 shtator 1709. Dhe pas betejës Skåne u rifitua nga danezët.
Përfaqsues nga instutucionet e Kosovës ishin Sabrije Grainca nga minstria e Diasporës si dhe Avni Zenjullahu.
Fjalim rasti mbajti dhe Fatmir Azemi nënkrytar i qytetit të Landskronës i cili tregoi për përfaqesimin e shqiptareve në të gjitha hallkat e shtetit suedez me sukses të veqantë të partisë Socialdemokrate si partia më e madhe politike në vend. Me fokusim për suksesin e dy deputetve shqiptar në parlamentin suedez.
Festivalin e moderuan dy moderatorët më briljantë në diasporë Qerim dhe Hanife Kryeziu!
Muaji tetor në të gjithë botën është muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. E nga kjo sëmundje këtë vit humbën jetën Teuta Haziri poete si dhe aktivistja Safete Beqiri të cilat u nderuan me një minutë heshtje. U përkujtua dhe anëtari i kryesisë së USHSHS Sabri Mehmet!
Sivjet në Festival, promovuan shumë poetë/te, me punimet e tyre nga shumë shtete të Europes. Juria e festivalit me krytaren Dr.sc Salihe Salihu, Feriz Ferizi , Astrit Gashi më çmimin e parë e nderoi Sala Jasharin me poezinë “ Papritmas”, çmimin e dytë e ndanë Shpend Rrukiqi me poezinë “ Perëndia dhe Shqiptarët” dhe Imri Demisai me poezinë “ Jam Strugan” ndërsa çmimim e tretë poashtu e ndanë Qerim Raqi me poezinë “ Tmerrsishtë vonë nisem” dhe Zyrafete Kryeziu Manaj “ Dhimbja ime atdhe”
Çmimi Gani Xhafolli iu nda Sadije Aliti për poezinë “Çobanesha e trishtuar”
Ndërsa shpërblimet për vepra muzikore më të mira ishin: çmimin e parë kompozitori Ahmet Bella me komponimin e tij ” Ti moj Arbëri”, interpretuar në mënyrë dinjitoze nga Maria Herling.
Çmimi i dytë ishtë për kompozitorin nga Kosova, Sami Piraj, me komponimin e tij “Nostalgji ” nga Feride Istogu-Gillesberg , ( për shkaqe shendetsore interpretoi soprano Kaltrina Miftari) piano Vigjilencë Islami,kurse çmimin e tretë e fitoi kompozitori Gjon Gjevelekaj për komponimin “Bilbili në fluturim”.
Kaltrina Miftari soprano dhe soliste në Filharmoninë e Kosovës, kendoi disa vepra muzikore.
Çmimi i parë i fituar nga Ahmet Bella u dhurua për kampanjën në ndihmë për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit e të njëjtin veprim bënë edhe Shpend Rrukuqi, Imri Demisai si dhe Zyrafete Kryeziu Manaj .
Në këtë festival u promovuan edhe libri i Dr. Sc. Salihe Salihut “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i shtetit të Kosovës” libër i cili vlen të përkthehet edhe në gjuhën suedeze. Zyrafte Kryeziu Manaj promovoj librin “Halil Malaj- një jetë histori” dhe “Vesel Kryeziu në dritë hijet e kohës”
Organizatorët e festivalit Ahmet Bella, sekr. org. shtroi një darkë soleme për të gjithë pjesëmarrësit të cilët i argëtuan me muzikë popullore dhe folkflorike këngtarë nga Suedia.






Burimi/Facebook


Leave a Reply