
Viti i revolucioneve, termeteve dhe konfuzioneve qe do te sjellin nje te ardhme me te mire. Ky eshte parashikimi i astrologeve per vitin 2013.
Viti i brishte 2012 ka paraqitur veshtiresi te shumta, por qe sigurisht nuk do te shenoje fundin e botes te prashikuar nga fisi Maya. Toka per fat te keq do te kete ende mundesine te prezantohet me termetet, katastrofat natyrore, vullkane qe rizgjohen, permbytje, kthesa te medha e te papritura ne shume sektore te jetes dhe askush nuk do te mund te konsiderohet i sigurt, por nje gje eshte e sigurt, fundi i botes eshte ende larg. Ne kemi thjesht mundesi per te realizuar nje “shkundje” te shoqerise dhe duke filluar nga fundi i janarit te vitit te ardhshem do te kete kolaps te shume situatave qe duket se i kane rrenjet te thella.
Sipas astreologeve ky vit favorizon jo vetem dashurine, por edhe rizgjimin e ndergjegjes se njeriut, sjell nje vale solidariteti, mirekuptimi, bota do te pesoje nje ndryshim te thelle. Ky vit do te jete viti i ndryshimeve. Sigurisht qe nuk do te jete pa drama, deshtime, falimentime personale apo kolektive dhe njerezit nuk do te jene pa frike dhe stres.
Rruga per liri dhe autonomi e planeteve kerkon qe te thyhen zakonet e perditshme. Frika per nje te ardhme pa siguri dihet qe kushtezon zgjedhjet, shpresat, objektivat dhe si pasoje nuk ndihemi te lire te duam, te guxojme, te reagojme duke ndjekur pritshmerite tona, por ne 2013 cdo barriere e brendshme duhet te mposhtet me kurajo. Eshte momenti qe me shume se kurre mund te jemi vetvetja.
Politikane dhe kryetare shtetesh do te perballen me konflikte te cdo lloji dhe me krize – ekonomike, per kapercimin e se ciles shihet nje drite ne fund te tunelit ne 2014. Ne kuadrin politik dhe institucional shihen tranformime te medha. Disa sisteme nuk korrespondojne me realitetin dhe me shume mundesi do te jene “sistemet” e reja qe do te rebelohen ndaj te vjeterve qe do te perpiqen me te gjitha forcat t’i rezistojne cdo transformimi te vogel apo te madh te sistemeve dhe te mbajne ekuilibrin e pushtetit.
Rezistenca per te ndryshuar do te prodhoje tension te madh, por ne nje menyre a ne nje tjeter do te pranojne urgjencen e ndryshimit te kursit dhe rreth fundit te janarit dhe fillimit te shkurtit, fund marsi dhe muaji prill, por sidomos ne korrik persa u perket situatave te tensionuara do te kete momente te nxehta dhe te veshtira.
Pra 2013 do te sjelle nje klime revolucioni qe shpresojme te sjelle ne drite ekuilibrat tashme te shkaterruar. Se fundmi vendosja e palneteve per kete vit thote se shume vende do te jene te detyruara te bejne nje bilanc humbjesh, gabimesh, per te gjetur zgjidhjen e duhur, te krijojne strategjite e duhura per te dale nga kriza dhe ne disa raste t’i vendosin fre, imponojne rregulla te forta per korrupsionin dhe te gjithe ata qe shkelin ligjin duke menduar se jane te paprekshem. Kjo do te jete nje kerkese e forte e vullnet i gjithe shoqerise, te lodhur dhe te deshperuar nga veshtiresite e shumta financiare.
2013 mund te permblidhet me pak fjale: vellazeri, rizgjim i ndergjegjes, zgjedhje jetesore, rruge te reja, vdekje dhe ringjallje, riperteritje.
Brikena Meta
http://www.alpomedia.com/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply