
Shtepite private te cilat zakonisht vuajne mungesen e izolimit te plote, mund te ngrohen gjate stines se dimrit vetem me dru zjarri. Me specifike eshte kjo te banesat e ndertuara me gure, pasi eshte e pamundur ngrohja me energji eleketrike apo me gaz. Por nje tjeter arsye eshte edhe ajo ekonomike, pasi me rritjen e herpashershme te cmimit te energjise keto vitet e fundit, familjet kane hequr dore prej saj, duke iu rikthyer sobave me dru, per shkak dhe te kostos me te ulet.
Ne rrethin e Gjirokastes pothuajse te gjitha shtepite nuk kane nje izolim te plote, cka i detyron banoret qe te mos e marrin fare ne konsiderate mundesine e ngrohjes me energji elektrike. Kamera e tv alpo eshte ndalur gjate dites se sotme ne nje familje ne fshatin “Arshi Lengo” vetem pak kilometra larg qytetit , ne shtepine e z. Rustem Agushi i cili me gjithe miresine dhe ngrohtesine e tij, tamam si nje sobe druri, na priti ne banesen e tij. Ai tregon se qe prej ndertimit te baneses se tij kjo shtepi eshte ngrohur vetem me dru, cmimi i te cilave rritet nga dimri ne dimer.
Ngrohja me soba druri ka qene gjithnje tradite, madje nje pjese e mire e tyre kane edhe oxhak, te cilin ende e perdorin gjate stines se dimrit, por zakon qe ende vazhdon te mbetet per sobat me dru ne familjet gjirokastrite eshte edhe se ato vazhdojne te perdoren edhe ne gatime. z.Rustem thote se tashme kjo lloj menyre per te gatuar ne sobat me dru eshte zbehur pak, por gjithesesi shume familje vazhdojne traditat per te gatur ne sobat me dru.
Sobat me dru vazhdojne te mbeten ende menyra me e mire per t’u ngrohur sidomos ne shtepite e vjetra gjirokastrite te zones muzeale. Banoret e ketyre shtepive e shohin ngrohjen me energji apo gaz te pamundur jo vetem persa i perket kostos se larte, por edhe per faktin se me keto mjete nuk mund te ngrohesh plotesisht ne nje banese ku era dhe shiu depertojne brenda nepermjet dritareve e dyerve.
Radio Gjirokastra
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply