TemA Online
Në një kohë që procesi për ngjarjet e 21 janarit është drejt fundit, prokuroria i kërkon gjykatës të riekspertojë vrasjen e Ziver Veizit, për të cilën akuzohet ish-gardisti Agim Llupo.
Kërkesa u bë në seancën e radhës nga prokuroi Blerim Tominaj, i cili i cilësoi të pabesueshme dhe jo profesionale konkluzionet e ekspertit Ndoc Çardaku, sipas të cilit vrasja mund të ketë ardhur nga një plumb rikoshet dhe kjo pasi në teshat e viktimës janë gjetur dy copëza të drunjta.
Prokurori u shpreh se për shkak të dyshimeve, prokuroria nuk e ka vlerësuar që në fillim ekspertizën e tij dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk e kanë përfshirë as në dosjen e dërguar në gjykatë. Por kërkesa e prokurorit është kundërshtuar nga mbrojtësit e tre të pandehurve.
Ata pretenduan se eksperti Çardaku ka njohuritë e nevojshme dhe se ekspertiza e tij është mjaft e qartë. Pasi u tërhoq për vendim, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e akuzës duke kërkuar nga palët të paraqesin në seancën e radhës nga dy emra ekspertësh, nga të cilët gjykata do të zgjedhë njërin për të kryer ekspertimin.
Ziver Veizi është një prej katër demonstruesve të vrarë më 21 janar dhe pamjet e ofruara nga gazetari Artan Hoxha, kanë treguar qartë se ai është goditur direkt nga një prej punonjësve të Gardës.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply