TemA
Serbia plotëson një kërkesë të BE dhe arreston njeriun më të pasur në vend, i cili pati hyrë në tregun shqiptar duke blerë rrjetin Euromax
Polici serbe ka arrestuar Mirosllav Mishkoviç, djalin e tij Marko dhe tetë persona të tjerë, të dyshuar për korrupsion.
Sipas BIRN, policia arrestoi të mërkurën pronarin e Delta Holding, Mishkoviç, i dyshar për korrupsion gjatë privatizimeve të ndërtimit të rrugëve dhe kompanive të mirëmbajtjes.
Televizioni publik serb raportoi se Mirosllav dhe Marko Mishkoviç dyshohet se se kanë marrë më shumë se 30 milion euro në mënyrë joligjore.
Qeveria e re serbe është angazhuar se do të çrrënjosë korrupsionin, që është cilësuar nga BE si një nga problemet e mëdha në këtë vend ballkanik.
Në fillim të nëntorit, zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç, me detyrë antikorrupsioin, kishte thënë se me kërkesë të BE duhej të shqyrtohej së paku një rast privatizimi që lidhet me Mishkoviçin.
Delta Holding është kompania më e madhe private në Serbi. Ajo kishte hyrë në rrjetin shqiptar, duke blerë fillimisht rrjetin e supermarketeve Euromax, të cilin e shiti më vonë tek Delhaize.
Mishkoviç është një nga njerëzit më të pasur në Ballkan.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply