
Dashi
Çiftet që kanë kohë që janë krijuar do kenë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite dhe do ndihen më së miri pranë atij që dashurojnë.
Demi
Për shkak të ngjarjeve që do ndodhin do e lini pas dore dashurinë. Kujdes sepse partneri do ndihet i vetmuar dhe mund të kërkoje dikë tjetër.
Binjakët
Një klimë harmonike do mbizotërojë sot në jetën e çifteve. Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë, disa do hedhin edhe disa hapa më tej.
Gaforrja
Dielli do mbrojë jetën tuaj në çift dhe nuk do keni probleme me partnerin. Do bashkëpunoni çdo moment dhe do kaloni çaste emocionuese.
Luani
Ditë e këndshme dhe e mbushur me dashuri kjo e sotmja për çiftet. Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë ditës dhe nuk do keni mosmarrëveshje.
Virgjëresha
Sot do jetë e vështirë të ruhet harmonia e paqja në çift. Do debatoni me partnerin për një teme delikate dhe nuk do bini dakord në disa pika.
Peshorja
Do bëni gjithçka të mundur që harmonia dhe mirëkuptimi te mbizotëroje në çift. Klima do filloje te ngrohet dhe do ndiheni me mire.
Akrepi
Për çiftet do mbizotëroje një klime e ngrohtë. Beqarët do kenë mundësitë për të joshur, megjithatë kujdes me mënyrën se si veproni
Shigjetari
Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes për çiftet. Venusi do iu beje më sharmante, partneri as që do mendojë t’i hedhë sytë diku tjetër.
Bricjapi
Jupiteri do iu sjellë shumë fat sot në jetën në çift. Do ndiheni në harmoni të plotë pranë partnerit dhe nuk do keni nevojë për asgjë tjetër.
Ujori
Beni çmos ta largoni rutinën nga jeta në çift sepse do keni probleme dhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe bëni gjithçka së bashku.
Peshqit
Nëse nuk bazoheni tek disa defekte të vogla të partnerit, jeta në çift do jetë mrekulli. Askush nuk është perfekt, mos u fiksoni pas detajeve.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply