Në nismën e vet të fundit për të frenuar papunësinë, ministria e bujqësisë, pyjeve dhe menaxhimit të ujerave, e Maqedonisë ka nisur një program që u jep tokat bujqësore shtetërore marrësve të asistencës sociale që t’i punojnë ato, me ndihmë financiare, për një periudhë prej pesë vjetësh.
Kohët e fundit, ministria zgjodhi 34 aplikantë për tokat, nga 41 aplikime të marra.
“Ata do të marrin ndihmë shtesë financiare nga ministria jonë me qëllim që të jenë në gjendje të nisin punën për çfardo që prodhojnë,” i tha SETimesZoran Konjanovski, zëvendës ministër i bujqësisë.
Individët do të regjistrohen si fermerë dhe do të vazhdojnë të marrin ndihmë financiare gjatë vitit tjetër.
Qeveria do të përpiqet veçanërisht të reduktojë numrin e familjeve të pa-favorizuara nga pikëpamja sociale duke i subvencionuar ata, tha Aleksandar Gjorgjie, një zëdhënës i qeverisë.
“Përparësi i është dhënë njerëzve me kualifikim të ulët dhe moshë më të vjetër se 55 vjeç. Individët do të marrin kompensim financiar nga 7,600 denarë në muaj dhe do të sigurohen në rast të ndonjë aksidenti në punë apo sëmundje profesionale. Individët mbajnë gjithashtu të drejtën për sigurim mjekësor,” i tha aiSETimes.
Ministria ka në plan t’u japë përfundimisht tokë 6,000 deri 8,000 të papunëve maqedonas.
Norma e papunësisë në vend aktualisht qëndron në 33 përqind
Bujqësia, sipas ekspertëve, mund të ndihmojë jo vetëm të papunët, por pozitën e ekonomisë së vendit gjithashtu.
“Bujqësia është sektori më i madh në ekonominë e Maqedonisë që pritet të punësojë një numër masiv të rinjsh dhe po fiton një rëndësi në rritje për eksportet bazuar në prirjen globale të prodhimeve edhe më të ulëta,” i thaSETimesOgnjen Orovçanec, agronom në Agrounija në Shkup, një ndërmarrje që krijon dhe prodhon varietete të reja.
“Duke nisur nga viti tjetër, tregjet botërore nuk do të pyesin rreth çmimeve, por në se ka fare grurë, misër, luledielli, palma sheqeri e të tjera,” tha Orovçanec.
Nisma vjen në kuadrin e masave ekonomike e sociale të kaluar nga qeveria në qershor. Qeveria caktoi 13 milion euro për masën.
Artikuj që kanë lidhjeMinistria do të ketë një njoftim tjetër për aplikimin për tokën këtë muaj.
“Ne nisëm me përgatitjen për tokën e re që do të jetë në dispozicion të të gjithëve dhe…do të ketë një njoftim për ngastrat e reja,” i tha KonjanovskiSETimes.
Maqedonia është i vetmi vend në rajon me një program si ky. Në Serbi dhe Malin e Zi, qeveria do të subvencionojë fermerët që kanë tokën por pa pronësi nuk ka asistencë.
“Kjo është një mundësi e madhe, kur nuk ka punë për ne, së paku mund të nisim të përpiqemi për vetë jetesën tonë. Nuk mund të them në se do t’ia dalim apo jo, sepse tani jemi në fillim. Ne do të rritim lajthi; ky është plani ynë dhe do të shohim si do të zhvillohet kjo,” i thaSETimesDane Kostoski, një nga të 34 të zgjedhurit në këtë raund.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply