
Bashkëpunim më i fortë midis bizneseve, institucioneve financiare dhe qeverive është thelbësor për përparimin në sektorin e biznesit të vogël e të mesëm në rajon.
Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd
Financimi i biznesit privat nëpërmjet kredive bankare është zorr të gjendet në rajon. [AFP]
Sektori i biznesit të vogël e të mesëm në rajon që është thelbësor për zhvillimin ekonomik po ndesh pengesa të mëdha financiare duke përfshirë mungesën e investimeve, vështirësitë e mbledhjes së borxhit, të mbeturit borxh dhe aksesin e dobët ndaj fondeve të bankës.
“Bizneset e vogla e të mesme nuk janë të përfaqësuara mirë në nivelin kombëtar dhe kanë nevojë për të tjera hapa; shoqatat e biznesit gjithashtu kanë nevojë të forcojnë profilin e tyre dhe pozitën negociuese. Qeveria duhet të udhëheqë në mbledhjen e aksionarëve për të zgjidhur shtrëngesat e tregut,” i tha SETimesAntoni Sinkler, këshilltar ekonomik i USAID në Serbi.
“Bankat duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit rreth bizneseve private dhe bizneset, nga ana e tyre, duhet të kuptojnë se si punojnë bankat dhe të marrin hapa për të ulur rreziqet e tyre,” shtoi ai.
Raporti Konkurrencë Globale të Forumit Botëror Ekonomik 2012-2013 renditi disa vende rajonale për aksesin e kredive: Shqipëria renditet e 143-a, Bosnje dhe Hercegovina (BiH) e 123-ta, Serbia e 105-ta, Kroacia e 95-ta, Rumania e 75-ta, Maqedonia e 70-ta dhe Bullgaria e 40-ta.
Raporti vlerëson një peizazh konkurrence të 144 ekonomive, duke hedhur dritë në shtytësit e rendimentit dhe mirëqenies së tyre.
Të dhënat e Projektit të Dekretuar të Biznesit të USAID tregojnë se në Serbi, 60 përqind e biznesit të vogël e të mesëm nuk huajnë nga burimet e përbashkëta të kredive, duke përfshirë bankat, qiratë dhe mikro-kreditë, por familja dhe miqtë janë burimet kryesore të financimit për 25 përqind të bizneseve.
USAID Serbia, në bashkëpunim me ekspertët nga disa OJQ, institucione edukuese, përfaqësues bankash e ndërmarrjesh bënë 10 rekomandime për të përmirësuar aksesin e biznesit financiar.
Sugjerimet përfshinin përftimin e kontratave të kredive, liberali8zimin e rregullave financiare për huamarrjet e biznesit të vogël e të mesëm, mbështetjen e zhvillimit të institucioneve jo bankare të kreditit, përshtatjen e masave për lëshimin e huave dhe zgjerimin e përdorimit të raportimit të kreditit.
Dragijana Radonjiç Petroviç, këshilltare në ministrinë e financës dhe ekonomisë, tha se disa nga pengesat janë hequr.
“Nuk ka mjaft mjete financiare të rëndësishme për bizneset private novatore, të tilla si ndërmarrjet e fondeve të kapitalit dhe ofruesve të biznesit në Serbi. Por puna e fondit novator që financon nisjen e kompanive novatore dhe veprimtaritë e Rrjetit të parë serb të Engjëjve të Biznesit, është inkurajues,” i tha Petroviç SETimes.
Artikuj që kanë lidhjeLoadingQëllimi kryesor i Rrjetit serb të Engjëjve të Biznesit është të lidhë “engjëjt” e biznesit, individët e gatshëm të investojnë në ide dhe projekte të reja, me sipërmarrësit, me një plan zhvillimi biznesi dhe një ekip njerëzish gati të zbatojnë idenë dhe të zhvillojnë projektin e biznesit. Serbia mori investitorët e parë të engjëjve të biznesit këtë vit.
Kroacia dhe Bulgaria kanë një traditë më të gjatë të financimit jo-bankar të biznesit privat.
Organizata e parë zyrtare kroate e engjëjve të biznesit, CRANE, u formua disa vjet më parë.
“Ne nxitëm aktivisht sipërmarrjen në Kroaci dhe rajon, por të gjitha vendet kanë të njëjtin problem: kultura e investimit është e ulët dhe nuk ka shumë investitorë. Një investim shumë më i mirë engjëjsh duhet të nxitet, pasi kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit krijues dhe projektet,” i tha SETimesSasha Cvetojeviç, sipërmarrës dhe engjëll investitor nga Kroacia.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply