
THASHETHEM NGA XHULIA KARAVELLA
Festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë kanë kulmuar me koncertin e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”. Ndonëse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme, sërish publiku shqiptar nuk ka ngururar të jetë pjesëmarrës në këtë koncert festiv.
Edhe pse në të morëm pjesë emrat më në zë të muzikës shqiptare si Mariza Ikonomi, Rona Nishliu, Besa Kokëdhima, këngëtari me famë në Gjermani Ardian Bujupi, Argjentina Ramosaj, Bleona Qereti etj sërish vëmendja ishte e fokusuar tek këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me fame botërore, Rita Ora.
Ajo ka mbërritur në Shqipëri pas mesditë rreth orës 14: 30 si dhe ka qenë e shoqëruar nga familja. Së bashku me bendin e saj bukuroshja Ora është akomoduar në hotel “Sheraton”. Ajo ka perfomuar në skenë rreth orës 23:30 ku është pritur me ovacione dhe duartrokitje të shumta nga të pranishmit.
E shoqëruar në skenë nga Kryeministri Berisha, këngëtarja ka përshëndetur si dhe ka uruar shqiptarët për 100-vjetorin. Pas disa minutash ajo ka nisur performancën duke ndezur atmosferën me interpretimin live të hiteve të saj. Të pesë këngët e repertorit të saj erdhën mjaft të ndjera dhe të interpretuara me profesionalizëm nga Ora.
Si gjithmonë e veçantë edhe në veshjen e saj Rita kishte veshur njëfustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe të hapur në pjesën e dekoltesë, gjithashtu një palë atlete Nike dhe një palë doreza të kuqe që përngjasonin me të këngëtarit të ndjerë Michael Jackson. E çlirët, eksplozive dhe plot dinamizëm Rita, ia ka dalë
që publiku të mos humbte adrenalinën për asnjë çast.
Madje këngëtarja nuk ka pyetur as për kushtet atmosferike duke u afruar tek të pranishmit, ndonëse shiu vijonte të binte me intensitet të lartë. Publiku e ka shoqëruar Ritën në këngët e saj madje në një çast shumica ulën çadrat e tyre dhe këndonin me zë të lartë këngët e njohura.
Rita Ora ka kënduar kundrejt asnjë pagese duke e bërë kështu dhurata për këtë 100-vjetor. Ajo kishte kërkuar nga organizatorët e koncertit vetëm një skenë, e cila ti mundësonte një shfaqje profesionale të nivelit të saj.
Ora nuk e ka komentuar këtë pjesë, por gjatë koncertit është parë duke kërkuar më shumë audio për të dëgjuar më mirë bazën muzikore. Ndërkohë pas performancës ajo nuk i ka lejuar paparacët dhe gazetarët shqiptar të afroheshin për ti bërë foto apo për ta pyetur rreth qëndrimit të saj në Shqipëri.
Bleona Qereti refuzon drekën me Rita Orën

Në koncertin e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit ka qenë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Amerikë,Bleona Qereti. Mësohet se pas mbërritjes së Orës dhe Bleonës në Tiranë, dy këngëtaret do të drekonin së bashku, por kjo drekë nuk është realizuar.
Arsyeja se pse dy artistet nuk janë takuar ka qenë refuzimi i drekës nga ana e Qeretit. Ato nuk kanë komunikuar as pas koncertit ku kanë perfomuar pas njëra-tjetrës. Bleona ka kënduar në gjuhën shqipe, ndonëse koncerti është ndërprerë menjëherë pas ikjes së Orës, duke mos e transmetuar performancën e Bleonës.
Rita Ora komenton vizitën në Twitter
Në çastin e parë të mbërritjes në Shqipëri dhe në Tiranë Rita Ora ka postuar menjëherë një status në faqen e saj zyrtare në Twitter. “Guess who just touched down in Albania”, “Gjejeni kush sapo ka mbërritur në Shqipëri”, ka qenë publikimi i parë që Ora bëri për fansat e saj. Pas një kohe shumë të shkurtër Rita poston sërish në Twitter duke thënë se nuk mund të marri frymë.
Ndoshta këngëtarja ka ndjerë presionin e perfomancës në koncert por edhe emocionin e mbërritjes në Shqipëri për një event kaq të rëndësishëm sa 100-vjetori i Pavarësisë. Pas performances së saj në sheshin “Nënë Tereza” Rita sërish ka shkuar në rrjetin e njohur social Twitter duke thënë: “Albania u were unbelieviable u are a dream come true, I know was raining but we still rocked it! Happy 100th independence day #IMHONOURED”,”Shqipëri ishe e pabesueshme, një ëndërr e bërë realitet, e di që ishte duke rënë shi, por sërish ne ia dolëm.
Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë”. Këngëtarja me origjinë kosovare nuk ka harruar pa falënderuar edhe Kryeministrin e vendit Sali Berisha duke shkruar dhe postuar një foto me të: “Being recognized in your own country is probably one of my proudest moments. Thank you prime minister,”
“Të njihesh në vendin tënd është ndoshta një nga çastet që të bën të ndihesh më krenare. Faleminderit Kryeministër.”Megjithatë nuk kanë munguar as komentet nga personazhe të famshëm të botës së showbizit botëror si Rob Kardashian, i cili përflitet edhe si i dashuri i saj aktual u shpreh ndihej krenar për Rita Orën pasi, ajo është gati për të performuar përpara një milion qytetarëve dhe presidentit të vendit të saj!Shqipëria gjë e bukur”.

Kryeministri Berisha:”Po të mos ishte për shiun edhe unë do të kërceja me Ritën”
Ka qenë vetë Kryeministri Berisha, i cili ka shoqëruar këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora në skenë. Ata kanë përshëndetur publikun dhe më pas z. Berisha ka lënë skenën për të shijuar performncën.
Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar për mediat Berisha është shprehur për performancën e Ritës, duke thënë: “Falenderim të veçantë superstarit të Britanisë së Madhe dhe SHBA, Rita Orës, të them është si Madona është pak, ajo është diçka midis Beyonce dhe Rihannës, është e mrekullueshme. Ishte padyshim mbyllja më e shkëlqyer e festës.
E gjithë lodhja ime e akumuluar në një muaj dhe më gjatë u shkri, ishte shiu po unë isha i gatshëm të vallëzoja bashkë me të rinjtë në shesh nën ritmet e saj”, – është shprehur Kryeministri.

Rita Ora në fokusin e DailyMail
Mediat e huaja kanë komentuar menjëherë performancën dhe praninë e këngëtares Rita Ora në Shqipëri.
DailyMail është ndalur me shumë në paraqitjen e Orës duke komentuar fustanin e hapur në pjesën e dekoltesë si dhe faktin që ajo nuk kishte veshur të brendshme.
Gjithashtu ato kanë përmendur festimet e realizuara në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Gafa e koncertit, i ndërpresin këngën Argjentina Ramosaj
Një gafë e cila ka ndodhur gjatë koncertit ka qenë edhe ndërprerja dhe largimi nga skena i këngëtares Argjentina Ramosaj. Ndërkohë që pritej të mbërrinte në shesh Rita Ora, Argjentina Ramosaj ishte duke interpretuar këngën e saj të njohur “Si shiu”, e cila është ndërprerë menjëherë pas mbërritjes së Orës.
Ky gjest është komentuar edhe këngëtarja shqiptare Julka Gramo. “OK!!! Une tanithem: Rita Ora is no better than ARGJENTINA RAMOSAJ!!! Let’s show some love for ARGJENTINA sepse ai xhest qe ju be sonte ishte i padrejte dhe nje respekt i munguar!!! I love ARGJENTINA…
Propozoj qe te shkruajme nga nje status me shprehjen I love ARGJENTINA RAMOSAJ!!! (Sigurisht qe e vleresoj Rita-n dhe muziken e saj, por per shkak te gafave t’organizatoreve po e shoh performancën me shije te hidhur)”, – ka shkuar Julka në Facebook.
Ndërsa vetë Ramosaj nuk ka preferuar të prononcohet për incidentin e ndodhur. Aktuliasht ajo është duke punuar me kompozitorin Florian Mumajesi për albumin e saj të ri.

(xh.k/shqiptarja.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply