Për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Çoba Topalli shtroi darkë zyrtare në Vlorë: Gëzuar festën e 28 Nëntorit! Gëzuar festën e Pavarësisë! Edhe shumë 100 vjetorë të tjerë për shqiptarët në rajon!
Për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Çoba Topalli shtroi darkë zyrtare në Vlorë, nga ku i uroi të gjithë shqiptarëve këtë datëlindje të madhe të kombit.
Në këtë darkë feste morën pjesë Kryeministri Berisha, Presidentja e Kosovës Jahjaga, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Krasniqi, Kryeministri i Kosovës Thaçi, ministra, deputetë, kryetarë të Bashkive e Komunave të Shqipërisë e Kosovës, personalitete të Malit të Zi, Maqedonisë e diasporës dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.
Duke uruar Gëzuar kryefestën e gjithë shqiptarëve, 100 vjetorin e Pavarësisë Kryetarja e Kuvendit tha:
Të nderuar zonja dhe zotërinj ministra, zonja e zotërinj deputetë, të gjithë ju miq e të ftuar që keni ardhur nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia, Mali i ZI nga diaspora nga kudo ku keni qenë gjatë këtyre ditëve . Unë dëgjoj që sot po vijnë në Shqipëri, në Tiranë në Vlorë, dhe të gjitha qytetet ata që kanë emigruar 20 vite përpara. Janë anëtarë të familjeve tona dhe kanë vendosur në mënyrë të paorganizuar të presin biletat e avionit dhe të gjithë të mbërijnë në Shqipëri.
Sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë jo thjesht se është 100 Vjetori i Pavarësisë, jo thjesht për numrin 100, por sepse ky 100 vjetor, ky jubile për ne do të thotë shumë. Do të thotë shumë për historinë tonë. Kurrë nuk ka ndodhur që ne të jemi kështu, të gjithë bashkë, asnjëherë . Është nata më e bukur. Është përvjetori më i bukur të gjithëve bashkë, të gjithë të lirë , të gjithë optimisitë, të gjithë shohim me pozitivitet të ardhmen.
Kurrë ndonjëherë shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët kudo ku ata jetojnë nuk kanë qenë më të lirë dhe më me pozitivitet duke projektuar të ardhmen e tyre sesa sot .
Gëzuar festën e 28 Nëntorin! Gëzuar festën e Pavarësisë! Edhe shumë 100 vjetorë të tjerë për shqiptarët në rajon!
Kryetarja e Kuvendit mori pjesë edhe në koncertin festiv të organizuar në Sheshin e Flamurit me rastin e ditës së Pavarësisë. Në këtë koncert ishin të ftuar Kryeministri Berisha, Presidentja e Kosovës Jahjaga, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ambasadorë, kryetarë të komunave të Kosovës e përfaqësues të delegacioneve të huaja që po vizitojnë Shqipërinë në këto ditë feste.
Parlamenti shqiptar
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply