Para disa ditesh mora nje mesazh nga miku im z.Vlashi Fili, qe eshte sekretar i shoqates “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia ,ku ndihej shume i gezuar por njekohsisht dhe mjafte i emocionuar ,se mbas kerkesave te shumta nga ana e kryersise se shoqates kishin marre miratimin e Bashkise se Filadelfias ,qe me 28 nentor te ngrene flamurin kuq e zi ne qender te qytetit. Kjo eshte nje ngjarje e shenuar ,jo vetem per kete shoqate qe e beri te mundur ngritjen e ketij flamuri ne ate vend te madh te demokracise ,por eshte nje nder edhe per te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike. Dhe cfare eshte ajo qe i gezon te gjithe mergimtaret e Filadelfias ,se ky flamur ngrihet ne ate qytet ku shume vite me pare eshte shpalluar Pavaresia e Amerikes.
Kjo eshte nje koicidence e bukur,por dhe nje histori qe do te mbahet mend nga te gjithe brezat qe jetojne ne Filadelfia dhe do ta kujtojne perhere me shume ndjenje dhe respekt.
Por kjo tregon edhe per punen e mire dhe aktivitet e dendura ne sherbim te ceshtjes kombetare ,qe Shoqata “Bijte e Shqipes ” ka dhene qe ne ditet e para te krijimit te saj.
Ne si komunitet qe jetojme ne Danimarke vazhdimisht jemi njohur me veprimtarite e kesaj shoqata. Ndaj le te jete shembulli i mire i kesaj shoqate nje ugur i mire dhe per shoqata te tjera shqiptare qe veprojne ,jo vetem ne Amerike ,por kudo qe ato jetojne, te ndjekin shembullin e mire te kesaj shoqata dhe ti bejne shoqatat e tyre te njohura ne shtetet ku ato jetojne dhe veprojne,qe flamuri yne kombetar te valvitet edhe atje ku jetojne ata. Integrimi sa me i mire ne shtetet ku jetojne shqiptaret dhe punesimi i femijve te tyre ne institucione te ndryshme ,duhet te jete prioritet per te gjithe. Ti tregojme botes se kush jane shqiptaret e vertete,ti njohim ata me kulturen e traditen tone kombetare,sepse kemi cfare tu tregojme botes per historine tone dhe nuk eshte kjo histori ,qe politika e sotme po pronovon. Edhe pse 20 vite ne demokraci ,rrenjet e komunizmit jane te shtrira si metastazat e kancerit ,qe po ja marrin frymen atij populli.
Por cdo gjeje do ti vije dita dhe do te shkoje cdo gje ne vendin e vet,per kete duhet te kemi besim.
Historia shqiptare eshte e lavdishme.
Per ate toke kane dhene jeten bijte me te mire te shqiptarise,ndaj ne duhet te jemi krenar dhe te festojme te gjithe bashke pervjetorin e 100_te, te Pavarsise.
Lajme te tilla si ky i Shoqates “Bijte e Shqipes ” ,na ngrohin shpirtin tone te mergimtarit.
Le ti urojme sa me shume suksese kesaj shoqate dhe drejtuesve te saj dhe ja kalofshin sa me mire kete feste te gjithe shqiptaret ,kudo ku jetojne e punojne ata ,si ne Cameri,ne Presheve e Bujanofc, ne Maqedoni e Mal te zi , ne Kosove e ne Shqiperi.
Gezuar 100 vjetorin Shqiperi ,Nena e te gjithe shqiptarve.
Luigj Shkodrani
Danimarke 23/11/2012.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply