![]()
Në Maqedoni janë shtuar debatet lidhur me përdorimin e flamujve kombëtar dhe atij shtetëror, duke u shndërruar në një garë midis dy komuniteteve.
Në periferi të Kërçovës javën e kaluar u promovua një flamur gjigant shqiptarë i vendosur në një shtyllë në lartësi prej 35 metrave.
Në këtë ceremoni, ku morën pjesë përfaqësuesit shqiptarë të kryesuar nga Ali Ahmeti, u tha se ky është një nga flamujt gjigant prej 6 metrave, i vendosur në lartësinë më të lartë në trojet shqiptare. Ngritja e këtij flamuri është donacion nga të rinjtë shqiptarë të Kërçovës dhe diaspora e kësaj treve.
Por, vetëm disa ditë pas kësaj ngjarje, që shkaktoi reagimet e partive dhe shoqatave maqedonase, një flamur gjigant shtetëror maqedonas do të valëvitet në afërsi të kufirit me Bullgarinë.
Sipas paralajmërimeve, flamuri do të jetë më i madhi në Ballkan në lartësi deri 60 metra, dhe i cili do të vendoset në afërsi të vendkalimit me Bullgarinë. Ky projekt është donacion i një kompanie private në Shkup që merret me prodhimin e flamujve dhe që ka punuar për projektin “Shkupi 2014”.
Burime nga qeveria e Maqedonisë kanë theksuar se nuk qëndrojnë pas këtij projekti dhe nuk për të njëjtin nuk është dhënë asnjë donacion.
Në këtë pikë kufitare aktualisht qëndrojnë dy flamuj gjigant, si nga ana e Maqedonisë ku valëvitet flamuri në një shtyllë 30 metra të lartë, ndërsa nga ana e Bullgarisë, flamuri bullgar në një lartësi prej 45 metrave.
Flamujt kombëtar kohëve të fundit janë shndërruar në objekte konfliktesh dhe provokimesh midis dy komuniteteve. Janë regjistruar me dhjetëra incidente të djegies dhe përdhosjes së flamujve kombëtarë nga të dyja palët. Provokimet dhe djegiet e flamujve ndodhën disa muaj më parë kur u intensifikuan konfliktet ndëretnike pas projektit “Shkupit 2014”.
\INA\Shekulli Online\E.Sh\
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply