Vetem dy muaj ne Ministrine e Brendshme dhe Arben Ristani sjell ne jete formulen e shumezimit te popullsise ne zonen veriore. Qarku i Kukesit ka rritur pjellshmerine ne menyre galopante ne dy muajt e fundit, ku vihen re jo vetem lindje te shumta, por edhe rritje te shpejta ne moshe dhe mbipopullim. A thua se Kukesi qenka nje Durres, Berat apo Vlore…. Gjithsesi manovra e Ministrise se Brendshme me katershen e famshme Noka-Poni-Ristani-Teliti ka pesuar sot nje deshtim super spektakolar, teksaperfaqesuesit e opozites lane me bisht nder shale perfaqesuesit e mazhorances ne KQZ por edhe tipasi Kosovrasti dhe Manjani. Te gjithe kapercenin peshtymen kur Gjoncaj u lexonte shifrat ne mutacione popullsie ne disa zona te vendit me statistika te sakta. Se si komunat dhe qytetet ishin rritur ne menyre te frikshme vetem e vetem qe Kukesi te ruante mandatin dhe t’i hiqej Beratit. Kjo manover elektorale per fat te mire kerkon shumice tecilesuar, ç’ka do te thote se Berishes, Lleshit dhe Ristanit i duhet te blejne anetarin e Vangjel Dules ne KQZ. Duketpak e veshtire per t’u realizuar, pasi Dule nga ana tjeter rrezikon shume nese do te luaje historine e “Kalit te Trojes”. Ndaj dhe mbledhja u shty per 23 nentor, me shpresen se dikush do ndryshoje mendje. Por me shume gjasa harta e mandateve do mbetet e njejte…
Diskutimet
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në 23 nëntor ndarjen e mandateve të zonave elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
Vendimi për ndarjen e mandateve për zonat zgjedhore u shty pas kërkesës së përfaqësuesve të PS të cilët kërkuan informacion të detajuar nga Drejtoria e Gjendjes Civile.
Më herët, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Gjonçaj ka kërkuar nga KQZ hetim për lëvizjet e popullsisë, në mënyrë të veçantë në katër komuna të Kukësit.
Ai ka paraqitur me shifra rritjen e popullsisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, duke e krahasuar atë me qarqe të tjera të vendit.
“Kërkojme hetim të lëvizjes së palogjikshme dhe të qëllimshme të popullsisë, shpjegime MB për 4 komunat e Kukësit. Cilët janë personat dhe cili është dokumentacioni që kanë paraqitur dhe nga cilat komuna janë shpërngulur. Raport me pastrimet në listat e zgjedhësve të bëra nga MB, nga 2009, deri në nëntor 2012″- tha perfaqesuesi i PS.
Ndërsa Kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi ka theksuar se është ngritur një grup pune që raporton në bazë të kërkesave që bëjnë anëtarët.
“Grupi i punës do të marrë në konsideratë çdo kërkesë dhe do ta shqyrtojë atë. Çdo mbledhje e grupit të punës bëhet me procesverbal” tha Lleshi.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, disa qarqe do të pësojnë ndryshime. Qarkut të Beratit dhe Korçës do t`i hiqen nga një mandate ndërsa Tiranës dhe Durrësit do t`i shtohen nga një mandate deputeti.
Ja numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore
Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandate
Zona zgjedhore qarku Dibër 6 mandate
Zona zgjedhore qarku Durrës 14 mandate
Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandate
Zona zgjedhore qarku Fier 16 mandate
Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandate
Zona zgjedhore qarku Korçë 11 mandate
Zona zgjedhore qarku Kukës 4 mandate
Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandate
Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandate
Zona zgjedhore qarku Tiranë 33 mandate
Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate
www.ama-news.al
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply