Festa e madhe e pavaresise po afron. Alba-Dansk ne kete 100 vjetor bashkepunon dhe feston se bashku me Radio Projekt 21. Drejtuesi Havzi Sulejmani dhe stafi i tij i mrekullueshen jane ne pune pa pushim. Drejtuesi i Radio Projektit ka pregatitur cdo gje dhe festa do te jete fantastike. Duke pare kete pune kolosale dhe vetmohim, nuk mund te rrish pa shkruar dy fjale. Keshtu qe vendosem te shkruajme per drejtuesin e ketij Institucioni te vertete, z. Havzi Sulejmani, ne rubriken tone te re Portret i Paautorizuar
Havzi Sulejmani me zerin e tij te mbrekullushem dhe diksionit e shkelqyer, ka drejtuar kete radio prej nje jete te tere nga ora 17 deri me 04 te mengjezit .Mjafton te degjosh nje here kete radio dhe behesh degjues i perhershem i saj.
Organizatori i 15 festivaleve te femijeve ne Kopenhagen Danimarke.
Aktiviteti i Havzi Sulejmanit nis qe ne rinine e tij, qe me drejtimin e shoqates Besa dhe pjesmarrjen ne aktivitet te ndryshme patriotike. Por pervec ketyre qe prej vitit 1995 deri me 2010 Havzi Sulejmani ka organizuar ne Kopenhagen festivalin me permasa nderkombetare te femijeve. Keto festivale kane qene festa te vertete ku pervec argetimit kishte edhe cmime te ndryshme per femijet pjesemarres.Nje pjese e atyre femijve te dikurshem sot kane dale ne jete, dikush student, dikush tjeter punon ne vendlindjen e tij, dhe dikush tjeter ne Europe dhe Amerike. Jane ata te cilet kur hyjne ne Radio Projekt nuk dine te ndalojne se foluri dhe kujtojne me nostalgji cdo detaje te festave ku ata kane marre pjese.Nuk rreshtin se falenderuari drejtuesit e ketij projekti madheshtor, por qe fatkeqsisht ka ndaluar qe prej dy vjetesh.
Aksionet humanitare qe nuk kane te pushuar ne Radio Projekt
Por festivalet e femijeve dhe puna me radion nuk jane te vetmet vepra te Havziut.
Ai eshte gjithashtu i pranishem kudo ku kane nevoje per ndihmen e tij. Me punen e tij ka bere qe te fitoje mbeshtetjen e bizneseve ne Danimarke, per te ndihmuar familjet e deshmoreve te atdheut dhe familje te tjera ne nevoje. I pari ne listen e bizneseve eshte si gjithmone i mirenjohuri Xhorxho, pronar i restorant Italiono , qe ndodhet ne qender te Kopenhagenit. Lista behet shume e gjate po te shkruheshin te gjithe.
Ata mbeshtesin kete drejtues sepse e njohin dhe i besojne punes se tij, ia njohin meritat dhe vetperkushtimin. Por nuk jane vetem bisneset ata qe mbeshtesin Havzi Sulejmanin. Jane edhe degjuesit e panumert qe me ndihmesen e tyre modeste bejne te ndihmohet nje familje ne nevoje.
Ne kete pike dhe shoqata Alba-Dansk do te ndjek shembullin e antares sone, zonjes se nderuar Shaqe Nilsen, e cila ka qene gjithmon kontribuese ne te gjitha aksionet e Radio Projektit.
Por nga ana jone nuk mungojne as verejtjet.
Verejtje te cilat jane bere edhe ne studio. Me shume muzike popullore nga jugu, e cila per hir te se vertetes pas vrejtjes, eshte marre parasysh nga drejtuesit. Kemi degjuar shpesh kete kohe fjalen largim.Besoj se shprehim dhe mendimin e komunitet shqiptar ketu duke ju thene:
”Vazhdo te kontribosh per te miren e te gjitheve. Ata te cilet 15 vjet me pare ishin me ju si femije, sot do te jene bashkepunetoret e tu. Ata kane nevoje per ndihmen dhe kontributin tuaj. Pra Havzi Sulejmani vazhdoni te kontriboni ne te mire te komunitetit, per degjuesit e pafund te Radio Projektit, per femijet qe presin aktivite dhe per ata qe kane nevoje per ju”.
Si perfundim ju urojme sukses ne cdo fushe te jetes suaj dhe shprehim gjithashtu besimin e plote per degjuesit tuaj dhe mbeshtetesit e Alba-Dansk, se festa e madhe qe do te nise ne Vlore do te perfundoje me nje sukses te padiskutueshem ne Norrebrøhallen me 01.12.2012.
Sektori i Shtypit
Alba-Dansk
Kopenhagen me 08.11.2012
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply