Nga Korresp. 24-ore.com
LSI do të festojë në Vlorë në 28 nëntor. Këtë e ka konfirmuar kreu i rimandatuar i saj Ilir Meta në një intervistë për Tonight Ilva Tare. Meta ka folur dhe për një sërë cështjesh të tjera të prekshme, si vizita e sekretares Clinton, ndarjen nga jeta e ish të përdjekurit politik Bejko, ekonominë, privatizimet, mandatin e Kryeprokurores dhe për vetë fushatën zgjedhore të LSI. Intervista vijon si më poshtë:
Keni kërkuar dialog me ish të përdjekurit politik, të cilët u ngujuan në grevë, cili është komeneti juaj për vdekjen e Lirak Bejkos?
Është një ngjarje tragjike dhe mjaft e dhimbshme. Mjaft tronditëse ishin zhvillimet e tjera gjatë grevës së urisë, duke shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve dhe miqve të Bejkos unë i bashkohem mesazhit të ambasadorit të BE.Në rast se politika do kishte qënë me përgjegjshme s`do kishim pasur precedentë dhe pasoja të tilla. Nuk jam këtu për të bërë gjykatësin, por të dy palët i janë referuar ligjit edhe të përndjekurit politikë edhe qeveria, nga ana tjetër kemi para pretendimet për moszbatim të ligjit dhe unë kam kërkuar mekanizmat për të verifikuar këtë cështje. Kjo nismë pati padiskutim një nxitje nga opozita, ka pasur një ndërgjësim të opozitës edhe më përpara se zbatimi i këtij ligji nuk ka qenë i lehtë për tu zbatuar dhe këtë e ka konfirmuar në një mënyrë edhe lidershipi i opozitës. Nëse do kishim pasur një qëndrim realist të dy palëve të politikës dhe s`do ishte luajtur me emocionet e këtyre njerëzve do kishim pasur një situatë krejt tjetër.
Nëse në komunizëm këta ish të përndjekur u vranë dhe po dëmshpërblehen nga demokracia, po Lirak Bejko që u vra në demokraci kush do ta shpërblejë?
Askush nuk është pa përgjegjësi, përgjegjësi ka edhe media ,të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të vendosur një klimë dhe përgjegjshmëri për ti zgjidhur problemet me dialog. Kjo tragjedi është një tragjedi shumë e rëndë, e cila duhet të shërbejë dhe për një reflektim për këdo.
Zonja .Clinton dha në Parlament mesazhe për institucione të forta?
Ne duhet të jemi shumë të përgjegjshëm në cfarëdo pozicioni edhe në mazhorancë edhe në opozitë. Është e lehtë të nxisësh pakënaqësi, tek cilado shtresë, por duhet të kuptojmë që jemi politikanë, duhet të shikojmë buxhetin që kemi, duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk është koha të mendojmë kështu për përfitime të ngushta elektorale. Absolutisht që duhet dialog, LSI e ka shprehur vazhdimisht, nëse ka abuzime në zbatimin e ligjit duhet të nxirren përgjegjësitë, nëse është fatura shumë e madhe duhet negociuar mes palëve.
Clinton tha se muajt e ardhshëm do jenë kritikë për Shqipërinë, si e kuptoni ju?
Muaj kritikë do të thotë se janë muaj të rëndësishëm për vendin, sic është muaji dhjetor për marrjen e statusit. Janë zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme, pavarësisht se duhet marrë statusi përmes realizimit të tre kushteve por bërja e zgjedhjeve do të jetë kusht për hapjen e negociatave. Shqipëria është një vend me një demokraci në veprim.
Do të bëni dicka ju personalisht, do i kërkoni dicka konkrete mazhorancës për këtë kategori?
Nuk jam këtu për të akuzuar dikë. Jam këtu për tu bërë apel të gjithëve që të jenë të përbajtur dhe të heqin dorë nga përdorimi i një kategorie të tillë.
Si u ndjetë kur pas 22 vitesh demokraci në sallën e parlamentit të Shqipëri u bë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Mesazhi i Clinton nuk ishte në një drejtim që ta bëntë shumë kritike këtë cështje. LSI përmes zgjedhjeve të saj arriti standarde, ishin transparente dhe rezultate të shpejta. Realizuam një projekt mjaft serioz në Shqipëri. Cështja e zgjedhjeve është cështje vullneti, nuka ka qenë një problem PD, apo PS. Pasi të dyja kanë qenë të barabarta në zgjedhje, ka qenë një tendencë për të monopolizuar. Është një cështje sensitive se është bërë e tillë nga politika, nga ana tjetër pranimi i rezultatit duhet të bëhet. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë model dhe s`shoh arsye të mos ndodh, nëse dikush ndjen peshën e humbjes dhe ngre alibi të tilla, kjo është një papërgjegjshmëri. Problemi më i madh ka ardhur nga mungesa e kulturës demokratike. Ndaj u dha dhe mesazhi nga Clinton që ta dëgjojnë të gjithë, ku padashje mund të dëmtojmë vendin tonë, jo se nuk e duam.
Takimi Rama-Clinton, ju bëri përshtypje?
Është më se normale për sa kohë lideri i opozitës nuk është pjesë e parlamentit, shpresoj ti ketë shërbyer zotit. Rama.
Po për ftesat e tjera, të zotit Topi, Spahiu?
Shpresoj që të gjithë të kenë përfituar, edhe unë , kryesisht duhet bashkëpunim.
Ishte edhe kryeprokurorja Ina Rama?
Aty kanë qenë gjithë krerët dhe ish krerët e institucioneve , nuk shoh dicka të vencantë. Nuk e lidh me mesazhin e Clinton për institucione të pavarura me prezencën e saj, ne kemi një problem që i banalizojmë gjërat, i lidhim institucionet me emrat, të cilët janë të përkohshëm në atë pozicion. Këto mesazhe janë të kohës, të cilat bëhen edhe në vendet më të zhvilluara të BE. Aktualisht gjëndja është që duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.
Është deklaruar nga Presidenti Nishani që brenda nëntorit do të kemi një prokuror të përgjithshëm të ri, cmendim keni?
Nuk bëj komente mbi komente, skemi ndonjë interes në lidhje me këtë drejtim. Pra kjo inciativë është ekskluzive e Presidentit, me përgjegjësinë më të madhe sipas Kushtetutës do ta ndërmarrë në atë kohë që e shikon ai të arsyeshme.
Keni biseduar me Berishën për këtë cështje?
Nuk kam biseduar as me Kryeministrin as me Presidentin, është një raport President-Parlament. Në kohën e duhur ne do të bëjmë vlerësimin e duhur, sicdo deputet tjetër. Për të gjitha institucionet duhet të ketë njerëz me integritet, nuk mendoj se ka dicka që nuk shkon, kjo është një kërkesë e të gjithëve, në Shqipëri ka njërëz me integritet, i tillë ka qenë Presidenti Mejdani pavarësisht se është figurë e PS, nuk ka ndërhyrë në drejtësi, ka prokurorë, juristë , gjyqtarë absolutisht me integritet. Duhet të ketë disa kritere për të shkuar tek një emër për këtë institucion dhe cdo tjetër.
Është e udhës që Presidenti të bëjë konsultime për këtë?
Deri sapo bën konsultime për zgjedhjet, s`do të kishte problem që të konsultohet edhe për krerët e institucioneve. Lidhur me qëndrimin e Manjanit ka qenë një qëndrim personal ndaj Kryeprokurores, LSI nuk ka një qëndrim, nëse do ketë, atë e konfirmoj unë. Për cështje të tilla të rëndësishme merren vendime politike.
Sa hatërmbetje mund të keni derisa kryeprokurorja ngriti një cështje ndaj jush?
S`kam hatërmbetje, ajo që smë pëlen është personalizimi i institucionit dhe keqpërdorimi nga politika. Këto janë institucione të shtetit, mos harrojmë se eshte kjo kryeprokurore është zgjedhur nga një mazhorancë e djathtë.
Ka një shqetësim për ozurpim të pushteteve nga një mazhorancë?
Pse nuk ishte kështu më herët, edhe presidenti Topi ishte i djathtë, të paktën Nishani ska qenë nënkryetar partie. Unë vazhdoj të jem i majtë. Po nëse kryeprokurori do zgjidhej nga opozita sdo ishte zgjedhje politike, unë nuk e shikoj këtë rrezik në Shqipëri, ndonëse jam kundër përqëndrimit në një dorë të të gjitha pushteteve, por ne duhet ti referohemi kushtetutës dhe frymës së saj. Në cdo rast do të ishte mirë që të ishte një person që nuk sjell debate politike.
Niveli i lartë i korrupsionit, e kërkoi dhe Clinton, pse skemi qenë të suskseshëm?
Edhe kjo ka të bëjë me forcimin e institucioneve, pavarësinë e tyre, integritetit dhe përmes bashkëpunimit politik që këto institucione të kenë një frymëmarrje dhe të respektohen. Pse nuk ecim, kjo është shumë e thjeshtë pse nuk po miratohen tre ligjet e BE, është nxjerrë një cështje penguese që në mënyrë të drejtëpërdrejtë nuk ka lidhje me këto ligje.
Emri i prefektit u përmend shumë për debatin e Fierit, duke qenë i LSI si ka qenë roli i tij?
Prefekti aktual është një prefekt i ri, është një cështje trashëguar. Unë e kam ndjekur këtë cështje dhe jo pak, kam qenë në disa takime dhe debate, ka shumë vendime gjykatash, është dhe një cështje jo e lehtë duke patur shumë vendime gjykatash, ndryshime këshilltarësh. Ky është një debat që nuk merr zgjidhje kaq lehtë. Ajo që mund të bëjmë është që tju kërkojmë të gjithëve durim dhe vullnet për të gjetur një mënyrë me mirëbesim për të gjykuar drejt, smund të jepet një përgjigje e prerë. Kjo cështje nuk ka lidhje fare me prefektin, ai e ka bërë detyrën etij, ka më shumë një konfuzion por sështë kjo cështja kryesore, ekziston vullneti nga mazhoranca për të respektuar vendimet e gjykatave por duhet kohë për ta analizuar më shumë, nëse ka vullnet zgjidhet, PS-PD ndryshuan kushtetutën kur e gjetën këtë vullnet. Sdua të hyj në këtë cështje, zgjidhje ka nëse gjendet vullneti.
Mendoni se PS do të kushtëzojë deri në fund tre ligjet me Fierin?
Do ishte papërgjegjshmëri e pafaleshme, PS ka të drejtë ta kërkojë të drejtën e saj, por jo të bllokojë integrimin dhe marrjen e statusit. Shqipëria do ta marrë statusin , me rëndësi është që secili të japë kontributin e tij dhe ta marrim sa më shpejt. Të jemi realistë atë duhet ta kishim marrë me kohë, atëherë kur ishte dhe më e lehtë. Qeveria i ka përmbushur detyrat e saj me angazhimin në lidhje me këtë proces, ky proces ka mbetur peng pasi nuk është dëgjuar mirë ai mesazh nga ndërkombëtarët për bashkëpunim në interes të vendit.
Me kë do bëjë LSI në koalicion në zgjedhjet e 2013?
Është një pyetje e parakohshme, kjo përgjigje do vijë në kohën e duhur, në prag të zgjedhjeve dhe këtë përgjigje do ta japin 2200 delegatët dhe ka mundësi ta japin me një votim të fshehtë elektronik. Ne jemi në një koalicion të susksesshëm.
Darkat me Idrizin ishin vetëm presion?
Unë nuk jam një politikan i të tillë forme. Unë e mbështes zotin. Idrizi në cështjen came, e vlerësoj rolin e Idrizit në PDIU për afirmimin e kësaj cështje edhe në arenën ndërkombëtare. Është një cështje që mbetet për tu trajtuar dhe zgjidhur në përputhje me konventat e të drejtave europiane, për ta zgjidhur si cështje por edhe për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zoti. Idrizi ka të gjithë mbështetjen e LSI për rezolutën came, pasi është në funksion të integrimit.
Bëtë një bilanc në konventë?
Është bërë një bilac, Konventa është një mbyllje e të gjitha proceseve, një bilanc i plotë do të behët edhe në prag të zgjedhjeve. Ne jemi ata që jemi, kemi treguar se dimë të bashkëpunojmë me PS dhe e kemi bërë, dimë të bashkëpunojmë me PD , gjë e cila spritej dhe e kemi bërë me sukses, dimë të bashkëpunojmë edhe me PDIU. Ne do vazhdojmë të jemi parimorë dhe konstruktivë. Problemi sështë sot taksë progresive apo e sheshtë , problemi është që investimi më i madh të mos jetë vetëm në infrastrukturë por dhe në kapitalin njerëzor, në nxitje të punësimit, në investime në shkollat profesionale. Ne jemi të kënaqur si LSI që i shikojmë tani të gjithë tek biznesi fason. Tunelet në Shqipëri asnjëher sdo mbarojnë , pasi jemi një vend malor. Ajo që ndihet tani në këtë moment krize është që ti japim prioritet një punësimi të tanishëm. Taksa progresive do të prishte shumë punë, por të jeni të sigurtë që sdo të vendoset, ka mënyra të tjera për tu ardhur në ndihmë këtyre shtresave. Qeveria duhet të ketë një shtab vetëm për këtë cështje.
A mendoni se eshte bere nje pune e shkelqyer ne taksim ?
Mendoj se problemet nuk vijne nga taksa e sheshte. E para qe e ka permendur kete ceshtje ka qene pikerisht LSI per shkak te nje eksperience te shkelqyer sllovake. Ne te njeten kohe nuk duhet te harrojme se Shqiperia nuk ka kaq njerez te pasur, e jane ata qe duken se jane ne plan te pare derimetani.
Sa i takon privatizimit te CEZ, e cila vjen me nje fature prej 60 milion Eurosh ndaj shtetit shqiptar e si rrjedhoje ndaj taksapaguesve shiptare, sipas jush cili eshte problemi ketu ?
Mendoj se ky privatizim është bërë në kushtet e euforisë nisur nga emri i madh i CEZ, por absolutisht që unë prej shumë kohësh ja kam shprehur dhe Kryeministrit dhe Ministrave të Ekonomisë që kjo cështje duhet zgjidhur njëherë e mirë sepse smund të vazhdohet kështu. CEZ në Shqipëri me atë në Europë nuk kanë asnjë lidhje. Dëshira ka qenë e mirë, vullneti i mirë por është një dështim që duhet pranuar, cfarëdo kostoje të ketë kjo cështje duhet zgjidhur. Ka pasur një mungesë totale të seriozitetit të tyre, mungesë totale ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe qeverisë. Humbjet janë rritur. Entet kanë marrë masa ndëshkimore, skanë bërë asnjë investim serioz dhe tani dalin dhe thonë se Shqipëria s’është një treg i hapur, kanë shkurtuar vendet e punës, e gjithashtu gjysma e Shqipërisë pa drita. Është një situatë që smund të vazhdojë më.
Po ne lidhje me privatizimin e Albpetrol, c’mund të me thoni ?
Procesi ka qene transparent. Une jam shprehur dhe do vazhdoj te them se jam per te rrespektuar ligjin dhe transparencen.
Ku do ta festoni 28 Nëntorin zoti Meta? Duket se ka pasur një ndarje mes Vlorës dhe Tiranës, ku do jeni ju ?
Me 28 nëntor do jemi në Vlorë, ka qenë dhe është në Vlorë, është në Tiranë, Shkodër dhe kudo ku ka shqiptarë. Do shkoj me date 27. Nuk e di axhendën e zotit. Rama. Nuk e di saktësisht as axhendën e qeverisë, por me 28 nëntor Kryqyteti I Shqipërisë është Vlora.Nëse do kemi kohë do jemi dhe në Tiranë.
Ndryshuat statusin në mbledhjen e fundit, po bëheni pjesë e kryetarëve historikë me rikonfirmimin e mandatit?
Më vjen keq për këdo që në pamundësi për të thënë dicka për këtë konventë të shkëlqyer merren me pislleqe.Ne sollëm shembull pozitiv, për cdo risi që sollëm nga fillimi dhe deri në përfundim të këtij procesi. Realizuam barazinë gjinore, hapësirë për të rinjtë që smund ta gjejnë askund tjetër, kjo është normale për vetë moshën e votuesve tonë, ku janë kryesisht të rinj.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply