Deputetja Marjana Koçeku : Sot e pamë kryeministrin tue nxjerrë karriget jashtë Kryeministrisë për dialog. Ndërkohë, karriget e Parlamentit janë braktisë.
S’ka absurditet ma të madh. Institucioni ku duhet me u dëgju fjala e me i kërku llogari qeverisë, i ka ndërpre punimet pikërisht kur vendi ka ma shumë nevojë për të.
Seanca e fundit u anullu. Nuk mundemi me pritë që edhe seanca e radhës të anulohet.
I kërkoj kryetarit të Kuvendit me marrë përgjegjësinë institucionale që i takon dhe me thirrë urgjentisht Parlamentin. Deputetët duhet me qenë në sallë dhe me kërku përgjigje prej qeverisë.
Dialogun ta bajmë aty se studentat janë të qartë në kërkesën e tynë. Nuk mund të bajë kryeministri dialog me studentët. Dialogun ta bajë në kuvend.
Shqiptarët na kanë zgjedhë me i përfaqësu. Në këtë moment, me e lanë Parlamentin bosh don me thanë me iu shmangë detyrës.
Ju kërkoj edhe njiherë Zoti Kryetar, mblidheni parlamentin dhe thirreni kryeministrin të diskutojmë për këtë çështje kaq të rëndësishme.
Burimi/Facebook/balkanweb_official


Leave a Reply