Apel për opozitën: Mos e goditni Dardanin duke i dhënë krah Serbisë dhe Rusisë! Kosova ka nevojë për konsensus, jo për gërç politik.
Mbështetja për Faton Bislimin si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës po vjen edhe nga Shtetet e Bashkuara. Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, një mik i dëshmuar i Kosovës,po i japë mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Bislimit.
Në letrën drejtuar LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, DioGuardi u bën apel liderëve politikë që ta ndalin gërçin institucional dhe të arrijnë një marrëveshje për Presidentin e ardhshëm.
Ai kërkon që Faton Bislimi të vlerësohet mbi bazën e meritave, përvojës, karakterit, pavarësisë dhe lidhjeve të tij me Shtetet e Bashkuara.
Sipas DioGuardit, Kosovës i duhet një President që bashkon qytetarët, tejkalon ndarjet partiake dhe e përfaqëson Republikën me dinjitet në Washington, Bruksel dhe në botë. Për Bislimin ai shprehet se është ndër njerëzit më të përgatitur për ta marrë këtë përgjegjësi.
Tani radha është e partive politike. Mos e goditni Dardanin pas shpine! Mos e dobësoni Kosovën duke i dhënë krah Serbisë dhe Rusisë. Interesi i Republikës duhet të jetë mbi interesat partiake dhe personale.
Nëse opozita edhe kësaj here nuk gjen gjuhën e përbashkët dhe vazhdon ta mbajë peng konsensusin, atëherë fjalën do ta ketë populli. Dhe populli, me votën e tij, mund t’i çojë në rrss ata që nuk ditën ta vendosin Kosovën mbi partinë.
Kosova nuk ka nevojë për argatë të interesave të huaja, por për burra e gra që e mbrojnë Republikën dhe dinjitetin e saj
Burimi/Facebook


Leave a Reply