MBARIMI I SHKOLLËS VERORE – 09.08.2026
Shkolla verore pranë Shoqatës “Selimije” në Tetovë, në praninë e profesorëve, nxënësve, mysafirëve dhe prindërve, organizoi një solemnitet përmbyllës të shkollës verore me nxënësit/et e kësaj shkolle.
Programi ishte gjithëpërfshirës, duke paraqitur njohuritë e marra gjatë kësaj periudhe shkollore nga secili nxënës/e, jo vetëm nga Kurani i Shenjtë, por nëpërmjet videos u paraqitën edhe aktivitetet e tjera mësimore dhe argëtuese të nxënësve: nga mësimi në natyrë, udhëtimet në qendra të rëndësishme rekreative, si dhe mësimi nëpërmjet lojërave didaktike.
Fjalën e rastit dhe hapjen e këtij manifestimi e realizoi drejtori i kësaj qendre, z. Xhevdet Memishaj, kurse fjalë përmbyllëse pati edhe prof. dr. Shefki Selami Poti, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së fëmijëve tanë në shkollat verore, largimin nga izolimi shtëpiak dhe digjital, duke i socializuar nëpër këto shkolla edukative.
Një moment i veçantë ishte edhe prezantimi i librit “Krijime Letrare” të Prof. Dr. Shefki Selami Poti, i cili iu dhurua nxënësve, duke synuar nxitjen e dashurisë për librin, letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Me këtë rast u ndanë edhe dhurata dhe certifikata për nxënësit, si një vlerësim për pjesëmarrjen, angazhimin dhe përfundimin me sukses të Shkollës Verore.
Një falënderim i veçantë u shkon profesorëve dhe stafit të Shoqatës “Selimije”, prindërve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti.
Urime të gjithë nxënësve për përfundimin me sukses të Shkollës Verore!
Urojmë që kjo përvojë të jetë një nxitje për ta vazhduar rrugën e dijes, arsimit dhe kulturës, duke ruajtur dhe përcjellë te brezat e rinj vlerat tona kombëtare.




Burimi/Facebook


Leave a Reply