Në pamundësi për arsye se ndodhesha jashtë Shqipërisë, për të marë pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit, në nderim të patriotit dhe nacionalistit Sejdin Lusha, me të cilin ndajmë lidhje familjare:
Së pari dua të falenderoj Bashkinë Kavajë, kryetarin e saj Fisnik Qosja, për vlerësimine qëndresës antikomuniste të patriotëve shqiptar, por dhe vkerësimin e e familjes dhe të afërmeve të Sejdin Lushës.
Së dyti të falenderoj njeriun e familjes Muharrem Rosa, nipi i Sejdin Lushës.
Sejdin (DIN) Lusha, i cili ja kushtoi jetën Kombit Shqiptar.
Muharrem Rosa, është biri i një familje patriote antikomuniste nga fshati Gërmej Kavajë, vend i origjinës të prindërve të mi.
Mustafa Rosa(Faja) babai i Rremës është dënuar 2 herë, në vitin 1951 për strehim diversantësh dhe më pas ju sekuestrua e gjithe pasurija dhe u cilësua kulak.
Në vitin 1978 – 79, babai i Muharremit, dënohet për herë të dytë, Mustafa Rosa, me 8 vjet për agjitacion dhe propogandë burgun e bëri në Spaç.
Qerim Rosa xhaxhai i Muharemit bashkë gjyshin Sejdin Lusha, nuk u pajtuan kurrë me regjimin komunist dhe në vitin 1944 arratisen nga Shqipëria
Rritur në vuajtjet dhe persekutimin Komunist Rrema nuk e harroj kurrë amanetin e nënës “bir, përpiqu dhe gjejë eshtrat e gjyshit, pra babait të nënës, Bëjë diçka sa të jem unë gjalle”
Amaneti u bë realitet prej tij” Nënë, e realizova amanetin tënd- thotë Muharemi- rri e qetë baba jotë është ngjallur në Luz të Vogël dhe e nderuan të gjithë për kontributin e tij patriotik dhe kombëtar.
Prehu i qet gjysh, nëna ma la amanet dhe prandaj jam ulur në gjunjë para teje thotë Ai.
Sejdin Lusha, sakrifikoj jetën, familjen e tij të dashur sepse donte një Shqipëri Etnike, një shqipëri pa komunizëm, pa diktaturë, një Shqipëri demokratike dhe perëndimore, një Shqipëri tê bashkuar dhe të vëllazëruar. Lavdi Veprës, së Swjdin Lushës dhe patriotëve të cilët dhanë jetën për rrëzimin e sistemit kriminal komunist.




Burimi/Facebook


Leave a Reply