Në Spitalin Memorial nga duart e mjekëve ortoped kanë gjetur zgjidhjen shëndetësore me dhjetëra pacientë nga rajoni i jugut .
Nje nga keta eshte dhe ortopedi Arsel Dizdari mjeke kirurg ortopede.
Ne kemi zgjedhur pikerisht kirurgun ortopedi Arselin ,i cili me duart e tije te arta në sallën kirurgjikale te ketij spitali me perkushtimin e tije i ka dhënë zgjidhje problemeve shëndetësore
të pacientëve dhe falë ketij mjeku profefioniste ata gëzojnë shëndet të plotë.
Per me shume ne profilin e ketij mjeku qe ka zgjidhur me cilesi duke u dhene zgjidhje problemeve pacienteve
qe vuanin prej shume vitesh nga semundje ortopedike do te flasim gjeresisht se:
Kush eshte Kirurgu Ortoped Arsel Dizdari?
Dok Dizdari ka nje pervoje prej 10 vitesh si mjek ortoped ,Banone ne Durres ku aty ka punuar ne spitalin Rajonal te durresit ku eshte shquar si nje kirurg ortoped I sukseshme ne operacionet e tija
Nga viti 2021 me fillimin nga puna te spitalit Memorial Jugor ka filluar si ortoped ne S pitalin Rajonal Memporial si ortoped, ku si specialist me pervoje ka qene mjaft i sukseshem ne operacionet me te nderlikuara,ku dhjetera paciente, te cilet kane ecur me paterica apo mjete te tjera mbeshtetese ose levizese per shume vite ku dhe ka fituar reputacionin e tije ,pasi keta paciente kane ikur me kembet e tyre te operuara prej kirurgut ortoped Arsel Dizdari kur kane dale nga Spitali Memorial
Puna profesionale e ketij doktori sebashku me ortopedet turq fale perkushtrimit te tyre, te cilet nuk kane nevoje te vene ne Tirane duke gezuar shendet te plote kane shtuar fluksin e pacienteve , te cilet vine nga jugu .
Jane duart e dr. Arsel Dizdari , kirurg ortoped qe kane gjetur zgjidhjen shendetesore te ketyre pacienteve qe kane vuajtur nga semundje me diagnoze ortopedike per vite me radhe .
Si ka arritur te jete i sukseshem deri ketu Arsel Dizdari. Ne intervisten qe i muarem ai tregon !
Kam studiuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe kam punuar si mjek urgjence në Spitalin Rajonal të Durrësit për rreth dy vjet.
Më pas përfundova një specializim katërvjeçar në Ortopedi dhe Traumatologji në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Unë e kam zgjeruar më tej eksperiencen time me përvojën ndërkombëtare, duke përfshirë një vit specializim në Spitalin Hautepier në Strasburg, Francë, duke u fokusuar në kirurgjinë e shtyllës kurrizore dhe të duarve, si dhe në protezat koksofemorale dhe gjurit.
Gjithashtu kam kryer trajnime shtesë në Gjermani (Pirmasens, Bad Neuenahr) 3 Muaj, Turqi (Stamboll) 1 muaj, Austri (Vjenë), dhe Greqi (Selanik). Një nga arritjet e mia kryesore është specializimi në trajtimin e pacientëve hemofilikë në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Unë jam i vetmi specialist në Shqipëri që kryej proteza dhe operacione të kyçeve te pacientët hemofilikë. Aktualisht punoj si traumatolog ortopedik në Spitalin Rajonal Memorial në Fier, ku vazhdoj të aplikoj trajnimin tim të gjerë dhe përvojën ndërkombëtare për të ofruar kujdes cilësor për pacientët e mi




Burimi/Facebook


Leave a Reply