Rrënxë Kunorës me bukurinë e ati mali
Është lugina Urtytave, e Kranashdolit.
Me pamje aqe të bukur si në magji
Më ujin e Kronit që nuk gihesh tu pij.
.
Lëndinat lule Vriesku me aromë,
Me kodra aqë bukur e rrethojnë,
Me livalle plot lule çajë e kofila,
Me dellinja, ahishte, pisha e çtina.
.
Aty këdon Thëllënxa zogjet me i mbledh,
Skifteri nëper ajër vezhgon valle tuj hellë,
krahëhapur gjuetie për gjah,qetë-qetë
Mullibardhat nën dëllinja struken shpejt.
.
Qukapiku me mjeshtri me sqep godet,
Ritme e Xhazit nëpër Ahe tu nxjerrë
Kecat në freske kërcejnë e lodrojnë
Delet me qingjat nën hije mrizojnë.
.
Kjo është njëra prej bjeshkëve te Kastratit
Lume si ata që me verua aty e kanë fatin.
me qetsinë me bukurinë e këtij shpati
Ku të rritet jeta, dhe të çlodhet shtati.
.
Gjeto Turmalaj
nga vellimi poetik“Sa Larg”
Burimi/Facebook


Leave a Reply