Këtë postim e bëj për të nderuar dhe lartësuar gjyshin tim Kostandin Tashko (1899-1984), një prej figurave më të shquara të Shqipërisë në fushën diplomatike, politike dhe shoqërore. Krenari të mbart emrin e tij dhe të jem pjesë e kësaj familje
⚜️
Koço Tashko është njohur si pedagog i shkollës së lartë të filozofisë në Moskë dhe ka qenë njëkohësisht kryetar i seksionit anglo-amerikan të “Kominternit” në atë shkollë. Ka qenë sekretar personal i Fan Nolit gjatë kohës që ky ka qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë. Në vitet 1923-1924 Tashko u emërua dy herë konsull i Shqipërisë në Nju-Jork, titull diplomatik me të cilin në atë kohë Shqipëria përfaqësohej në Amerikë. Më mbrapa Koço Tashko vijon në funksione të tilla si redaktor në gazetat patriotike “Idealisti” apo “Emigranti” në Amerikë. Në vitin 1937 kryen detyrën e ngarkuar nga “Kominterni” si kryetar i seksionit ballkanik “MOPRR” në Francë. Në vitin 1943, pikërisht gjatë periudhës së luftës nacionalçlirimtare Koço Tashko emërohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare si sekretar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Çlirimi i Shqipërisë, pra viti 1945, e gjen atë sekretar të Asamblesë Kushtetuese. Në vitet 1946-1947 Koço Tashko emërohet ambasador i Shqipërisë në Moskë.
Burimi/Facebook
Leave a Reply