Luizi ishte skeptik për mërzinë e Oltës. Në një kohë kur një pjesë e madhe e banorëve u afruan për ta qetësuar dhe shprehën “keqardhje” për të, Luizi tha se ajo qurravitet kot dhe se nëse vërtetë është mërzitur këtu brenda dhe ka lënë gjëra të rëndësishme jashtë, mund të dalë.
Kristi i tha Luizit se nuk mund të mendojë ashtu sepse ajo është femër. Edhe Armaldo i tha Luizit se nuk mund ta cilësojë si qurravitje këtë situatë.
Ky i fundit shtoi se Olta është aktore, duke shprehur në këtë mënyrë mosbesim për lotët e saj. Por, Armaldo tha se fakti që është aktore, nuk domethënë që mos të besojmë te gjendja e saj dhe se ai nuk e shikon si qurravitje.
Olta Gixhari nuk i ka mbajtur dot lotët mëngjesin e sotëm dhe ka shpërthyer. Aktorja ka zbuluar se është zgjuar shumë e mërzitur dhe më pas u ul në një cep vetëm ku nisi të qante.
Asaj iu afrua Valbona Mema dhe Armaldo Kllogjeri për ta qetësuar, por ishte e kotë. Teksa po bisedonte me Maestron, Olta siç kishte një filxhan në dorë e përplasi në tokë.
Pak më vonë shkon Luiz Ejlli pranë saj me një filxhan në dorë dhe e pyet nëse e do për ta thyer. Këtu ndërhyn Armaldo që i thotë ‘vjen e bën humor pa lidhje’.
Olta: Unë nuk di, kaq. Unë nuk di të transmetoj ndjenjat dhe mendimet e mia. I transmetuakam gabim, se nuk e kanë fajin këto që më keqkuptojnë. Faji është i imi që nuk di ti transmetoj
Luizi: Do e thyesh? Olta: Jo! Luizi: Merre! Olta: Lëre këtu! Luizi: E kam prej mend! Olta: Nuk e dua tani! Luizi: Kur të duash më thuaj, ta sjell se kërcet më fort. Armaldo: Vjen bën humor pa lidhje! Olta: Nuk ka gjë! Luizi: Nuk është humor, do me shfry.
Burimi/televizioni-24.com/


Leave a Reply