Vëllezer shqiptarë.!
Kemi ardhur sot ne Prishtine se bashku me nje perfaqsi te UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE DHE KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Ne jemi ketu,ne mbeshtetje te kesaj proteste paqsore,kunder zajednices serbe e cila preke interesa madhore te Kosoves e te kombit shqiptar.
Ne jemi ketu sepse jemi te bindur se Propozimi franko -gjerman,urte e bute po e çon ujin ne mullinin e Serbise.
Me kete shqetsim te madh u bashkuan edhe senatore e kongresmene amerikane.
Senatori MENENDEZ ne pyetjet qe i beri keto dite zotit ESKOBAR hodhi dyshime te medha per Asociacionin duke theksuar hapur se nje gje e tille mund te cenoje Republiken e Kosoves,integritetin e sovranitetin e saj ne te ardhmen.
Europa ka ndruar kurs e mesa duket nuk i intereson më,fati i popullit shqiptar te Kosoves dhe kjo shihet qarte,tek qendrimi qe po mbahet aktualisht ndaj saj.
Me shume se 20 vjet,shqiptaret e KOSOVES u mbajtjen nen rregjimin e vizave,te ndare e te izoluar si asnje nga shtetet e tjera te kontinentit.
Jetojme si ne geto,te thone ne Prishtine e me shume se te izoluar ndjehemi te fyer si njerez qe nuk e meritokemi lirine per te cilen kemi derdhur gjak.
Shqetsimi rritet kur shikon se me çfare indiferencet po percillen zhvillimet ne Kosove nga politika ne Shqiperi.
Lideret tane,si te majte e te djathte qofshin,nuk guxojne te prekin telat e Europes se Bashkuar.
Te kontestuar rende e te implikuar ne afera te shumëllojëshme,Ata kane frike ti dalin zot Kosoves e ti vihen perballe planeve europiane me te cilat po preken interesa ekzistenciale te kombit Shqiptar.
Dhe jo vetem kaq…!
Futja e Shqiperise ne Ballkanin e Hapur,bashke me Serbine i ka dhene krahe edhe vete institucioneve europiane te cilat kane nxjerre perfundimin se per Shqiperine nuk eshte dhe aq e rendesishme Kosova dhe ato mund te sillen,pa llogaritur kunderveprimin e saj ndaj politikave qe po zbatohen ne rrajon.
Ky qendrim i yni,i braktisjes se fatit te Kosoves ka patur edhe pasoja te tjera duke ja lehtesuar punen lobeve proserbe ne Europe.Kjo situate ka reflektuar edhe ne fushen e zhvillimit ekonomik.
Krejt i ndryshem ka qene qendrimi i Europes ndaj Kosoves dhe tjeter ndaj Serbise te ciles vetem dy vitet e fundit i jane dhene rreth 600 milion euro GRANTE per zhvillimin ekonomik te ketij vendi ne shume fusha.(Granti me i madh ekonomik i te gjitha kohrave.)
Askush ne Kosove nuk e harron ndihmen e Europes gjate luftes per liri si dhe ndihmen e saj per shtetndertimin ne Kosoven e Pavarur.
E nga ana tjeter,Europa duhet ta dije se shqiptaret masivisht jane kunder asociacionit te komunave serbe ne Kosove sepse jane te bindur qe ky copezim i ri,do ta çoje shtetin e tyre ne te njejten gjendje ku e ka çuar Bosnjen,Republika Serbe e Bosnjes.
Jemi te bindur se protestat e 31 janarit ne Kosove dhe te tjerat me pas do te jene masive gjitheandej.
Ato do te jene paqesore e ne mbeshtetje te qeverise KURTI e cila po punon me te gjitha forcat per ta ruajtur integritetin e sovranitetin e Kosoves Demokratike.
Shqiptaret do te luftojne per ta ndalur ASOCIACIONIN e nderkohe Institucionet europiane duhet ta rishikojne qendrimin e tyre dhe raportet qe duhet te kene me Kosoven dhe shqiptaret ne teresi,
Jemi nje popull i grabitur nga te tërë komshinjte tane te cilet kane ngritur shtetet e tyre mbi tokat dhe pasurite e popullit shqiptar.
Dhe kjo grabitje eshte bere ne syte e Europes dhe me bekimin e saj historik.
NUK KEMI MË,ÇFARË T’I JAPIM ASKUJT.
Asociacioni, ky emer modern dhe i nderlikuar së koti eshte thjesht nje shkyerje e re e trojeve te shqiptarve,pa harruar se ne qendren e tij qendron TREPÇA MILIARDERE dhe UJMANI JETIK per ekonomine e KOSOVES.
Nuk duhet te harrojme se mareveshja serbo shqiptare e vitit 2013 nuk mbeshtetet as nga legjislacioni i Kosoves dhe as nga ai nderkombetar.
Kjo mareveshje nuk i plotson kushtet te jete nje marveshje ndershtetrore apo nje marveshje nderkombetare.
Sipas specialisteve ajo nuk mund te jete ndershtetrore sepse eshte miratuar vetem nga parlamenti i Kosoves dhe jo nga ai i Serbise.
Gjithashtu kjo mareveshje ne 12 pika te saj,sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.
Kjo marveshje nuk mund te jete as nderkombetare sepse ne nje rast te tille dokumentet hartohen ne mes te dy shteteve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara ku Kosova nuk eshte ende pjese e saj.
Te nderuar pjesemarres.
Ne keto dite vendimtare per te ardhmen,KOSOVA nuk duhet lënë vetem.
Është ne nderin tonë,ne nderin e te gjithe shqiptareve te ngrihen ne kembe e sa me shumë prej nesh te mbushim sheshet ne te gjitha trojet shqiptare ne rrajon e ne Diaspore ne mbrojtje te integritetit e sovranitetit te KOSOVES SE PAVARUR,TE LIRE E DEMOKRATIKE.
SUKSESE E JU FALEMNDERIT TE GJITHEVE.
Dashamir Uruçi,
Prishtine,31 Janar,ora 12:00,
Sheshi ZAHIR PAJAZITI.


Leave a Reply