Me 31 janar 2023,Prishtina dhe qytetet e tjera do te perfshihen ne protesta te fuqishme,kunder asociacionit te komunave serbe ne Kosove.
Qytetaret po binden tashme se Propozimi franko -gjerman,urte e bute po e çon ujin ne mullinin e Serbise.
Europa ka ndruar kurs e mesa duket nuk i intereson më,fati i popullit shqiptar te Kosoves dhe kjo shihet qarte,tek qendrimi qe po mbahet aktualisht ndaj saj.
Me shume se 20 vjet,shqiptaret e KOSOVES u mbajtjen nen rregjimin e vizave,te ndare e te izoluar si asnje nga shtetet e tjera te kontinentit.
Jetojme si ne geto,te thone ne Prishtine e me shume se te izoluar ndjehemi te fyer si njerez qe nuk e meritokemi lirine per te cilen kemi derdhur gjak.
Shqetsimi rritet kur shikon se me çfare indiferencet po percillen zhvillimet ne Kosove nga politika ne Shqiperi.
Lideret tane,si te majte e te djathte qofshin,nuk guxojne te prekin telat e Europes se Bashkuar.
Te kontestuar rende e te implikuar ne afera te shumëllojëshme,Ata kane frike ti dalin zot Kosoves e ti vihen perballe planeve europiane me te cilat po preken interesa te medha e ekzistenciale te kombit Shqiptar.
Dhe jo vetem kaq…!
Futja e Shqiperise ne Ballkanin e Hapur,bashke me Serbine i ka dhene krahe edhe vete institucioneve europiane te cilat kane nxjerre perfundimin se per Shqiperine nuk eshte dhe aq e rendesishme Kosova dhe ato mund te sillen,pa llogaritur kunderveprimin e saj ndaj politikave qe po zbatohen ne rrajon.
Ky qendrim i yni,i braktisjes se fatit te Kosoves ka patur edhe pasoja te tjera duke ja lehtesuar punen lobeve proserbe ne Europe.Kjo situate ka reflektuar edhe ne fushen e zhvillimit ekonomik.
Krejt i ndryshem ka qene qendrimi i Europes ndaj Kosoves dhe tjeter ndaj Serbise te ciles vetem dy vitet e fundit i jane dhene rreth 600 milion euro GRANTE per zhvillimin ekonomik te ketij vendi ne shume fusha.(Granti me i madh ekonomik i te gjitha kohrave.)
Askush ne Kosove nuk e harron ndihmen e Europes gjate luftes per liri si dhe ndihmen e saj per shtetndertimin ne Kosoven e Pavarur.
E nga ana tjeter,Europa duhet ta dije se shqiptaret masivisht jane kunder asociacionit te komunave serbe ne Kosove sepse jane te bindur qe ky copezim i ri,do ta çoje shtetin e tyre ne te njejten gjendje ku e ka çuar Bosnjen,Republika Serbe e Bosnjes.
Jam i bindur se protestat e 31 janarit ne Kosove do te jene masive gjitheandej.
Ato do te jene paqesore e ne mbeshtetje te qeverise KURTI e cila po punon me te gjitha forcat per ta ruajtur integritetin e sovranitetin e Kosoves Demokratike.
Shqiptaret do te luftojne per ta ndalur ASOCIACIONIN e nderkohe Institucionet europiane duhet ta rishikojne qendrimin e tyre dhe raportet qe duhet te kene me Kosoven dhe shqiptaret ne teresi,
Jemi nje popull i grabitur nga te tërë komshinjte tane te cilet kane ngritur shtetet e tyre mbi tokat dhe pasurite e popullit shqiptar.
Dhe kjo grabitje eshte bere ne syte e Europes dhe me bekimin e saj historik.
NUK KEMI MË,ÇFARË T’I JAPIM ASKUJT.
Asociacioni, ky emer modern dhe i nderlikuar së koti eshte thjesht nje shkyerje e re e trojeve te shqiptarve,pa harruar se ne qendren e tij qendron TREPÇA MILIARDERE dhe UJMANI JETIK per ekonomine e KOSOVES.
Ne keto dite vendimtare per te ardhmen,KOSOVA nuk duhet lënë vetem.
Është ne nderin tonë qe sa me shumë shqiptarë te mbushin sheshin e protestes ne Prishtinë,me 31 Janar 2023…!
SUKSESE…!
Dashamir Uruçi,
Tirane,29 Janar 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply