Ka disa, pak janë, të cilët përpiqen ta shesin aferën e Edi Ramës me McGonigal si sulm kundër ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vetë Luli nuk ka folur asnjëherë këto ditë për këtë. Flasin disa benjaminë të tij.
E vërteta është se të gjitha shpifjet dhe sulmet e koordinuara Rama-McGonigal kundër Partisë Demokratike kishin për qëllim asgjësimin e saj. Brenda vendit këtij asgjësimi i kontribuoi vetë Lulzim Basha me marrëdhëniet e tij të dyshimta me Edi Ramën. Jashtë vendit u krijua atmosfera e ndikimit rus në PD, përsëri për shkak të naivitetit të Lulzim Bashës. Sepse ai ra në kurthin e parave të pista për lobim, duke kopjuar Edi Ramën. Dhe nuk sqaroi asnjëherë se nga erdhën ato para.
Unë e kam thënë se Lulzim Basha nuk është politikan pro-rus. Por ai ishte dhe mbetet politikan imitues. Dhe për fatin e keq të PD-së ai imitoi kreun e Rilindjes, duke dashur të dobësojë partinë dhe forcojë sektin pro-tij brenda saj. Duke krijuar konflikt midis Berishës e brezit të tij dhe ithtarëve të vet, shumica prej të cilëve kishin dhënë prova për helmin që nxirrnin kundër Berishës. Duke mbledhur rreth vetes shumë “fëlliqësira”, thjesht se nuk e donin liderin historik. Duke “denoncuar” te ndërkombëtarët Berishën dhe duke ia faturuar atij gabimet e dështimet e veta! Dhe në këtë rast u bë palë me “argumentet” e Ramës kundër Partisë Demokratike.
Këto janë disa të vërteta rreth ekuivalencës ose jo të skandalit Rama-McGonigal me ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit e ka ndihëmuar atë skandal.
Por Zoti sheh dhe nuk harron! E gjen një mënyrë për ta dekonspiruar intrigën e djallit!
Burimi/Facebook


Leave a Reply