(Në nderim të Çamërisë)
Kur e gjitha fushat
E vendlindjes së Çamërisë
Ishin dikur të mbushura
Më lojëra fëmijësh.
Fëmijët duke luajtur
E duke i buzëqeshur jetës
Ato fusha u kthyen
Në varre masive të vdekjes.
Kur Albani e Teuta
Po vraponin në ato livadhe
Ngjyra e gjelbër
Kishte mbuluar e gjithë tokën.
Ca lule të kuqe
Më aromën e këndshme të jetës
U këputën ato lule
Që t’i vendosin mbi varre të fëmijëve.
Shumë nëna mbeten pa djalë
E shumë gra mbeten pa burra
Besa e shumë motra pa vëlla
Mbetën me shpirt të thyer.
Ku malli dhe trishtimi
Që i pan vdekjet më sy
Se kur greket kryen krime
Mbi çamët në Çamëri.
Rudi Berisha, 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply