Ministra e ju ministre-she
dhe ju ish të dalë nga gara
të paktën mos merrni shërbyese
që mos t’u dalin të palarat.
Hidhni gjithçka të vjedhur
Ora, varëse e vëthët e grave
Florinjë në lingonta derdhur
Paratë e vjedhura të shqiptarëve.
Ju që mundeni t’iu’a merrni
mos hezitoni asnjë grim
janë paratë që ka vjedhur derri
nga xhepi juaj, nga xhepi im.
Në kasaforta kontrolloni
nën dyshek, e nëpër mur
Në tavan gjer tek ballkoni
Merruani, mos u lini kusur!
Një punonjëse administrate
kishte qindra mijëra euro
Po një ministër apo ish
Do t’ketë mbushur një bordello!
Një bordello a më shumë
Me euro plotë e me dollarë
Vidhte xhepat tanë o lum
Vidhte edhe duke vrarë!
Ndaj mos u lini qindark
Para, flori, çanta, byrzylyk
Fukarenjtë s’kanë bukë të hanë
Ndërsa atyre paratë u zën’ myk!
Skender Lazaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply