Që nga pasdita e djeshme sikur u tmerruam nga mediat tona publike ndaj ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, djali i dëshmorit, Danush Kurtaj, si dhe nipi i heroit, Xheladin Kurtaj, ish aktor i diplomuar i prof. Enver Petrovcit.
Azemi tek po udhëtonte si gjithmonë në rrugën nacionale të Syrinikës, saktësisht në fsh. Gotovushë, has në një pritë serbësh të tubuar në rrugë sikur një llavë hijenash në grup dhe të dehur sulmojnë egërsisht veturën e tij me çdo gjë që kishin në duar. Por, Azemi nuk ishte një ushtar i marr sa t’mos dij ta mbronte veten, prandaj dhe nxjerr revolen (të cilën e mbante me leje) dhe gjuan, por jo në drejtim të huliganëve, por me tytën poshtë dhe thuhet se një cop predhe godet lehtë dy sulmues. Këtë e dëshmon edhe serbja, nëna e njerit nga sulmuesit.
Pas gjithë kësaj tollovie, Azemi largohet në drejtim të Prevallës dhe bënë aktin burrëror duke e njoftuar vet policinë e Kosovës, të cilët vijnë menjiher dhe e marrin me një siguri shumë të lartë.
Është për t’u brengosur se si shoqëri aq shpejt lëshohemi në paragjykime, thashetheme nga më të rëndat, pa e ditur fare rastin e ngjarjes. Nuk ka shoqëri në botë më euforike se ne, por fatkeqsisht kunder vetvetes?!
Siç duket disa akoma jetojnë me frikën e mbjellur nga serbët, por jo edhe Azemi, sepse ai rrjedhë nga një familje e dëshmuar për atdhedashuri.
Ushtarin Azem Kurtaj, jo që duhet paragjykuar, por duhet përgëzuar për përmbajtjen e tij në rastin e ndodhur, sepse të kesh para fytyrës vrasësit e Babait dhe t’a ndalosh veten, kjo është burrëri, por Azemi këtë e bëri vetëm për hirë të gjendjes aktuale që po kalon Kosova e këtyre ditëve nga një udhëheqje jo e denjë, diletante e shtetit tonë, e cila asnjë fjalë nuk lëshoi për djaloshin që e vranë në Beograd ditë më parë, apo siç u tha për policin serb kriminel, por u lëshuan në paragjykime bombastike për këtë djalosh sypatrembur Kaçanikas i cili ishte në rrugën e tij dhe në vetëmbrojtje. Thuhet se çdo njeri, ligjërisht deri në gjykimin e tij, është i pafajshëm, prandaj të presim verdiktin e drejtësisë e pastaj të flasim o njerëz të mirë!
Të njejtin fat e kam përjetuar dhe unë me kolegët e mi në Kllokot të Vitisë, vite më parë ku serbët duke festuar ”bozhiqin” na sulmuan egërsisht me shishe rakije, por ne arritëm tu shmangemi shumë shpejtë pa ndodhur më e keqja…!
Azemin, kohë më parë kisha fatin ta kem edhe në videklipin e këngës “Agimi i lirisë” të uniformuar ashtu siç i ka hije ushtarit!
Larg frikës dhe paragjykimeve, jemi plotsisht për drejtësi, por edhe thellësisht kundër aktgjykimeve publike, mediale e personale të fëlliqura që dëgjuam dhe lexuam këto 24 orë !
Respekt të gjithë atyre që dijnë të përmbahen në raste të tilla.
Lavdi dhe nderë familjes Kurtaj~!


Burimi/Facebook


Leave a Reply