Ata që kanë pushtet e për pasojë edhe paranë,do ta përdorin atë sa herë ka njerëz që shiten si delet.
Në fund të fundit pushteti ua vjedh paranë njerëzve për ti blerë ata sa jerë u duhet vota. Nëse votuesi nuk e kupton apo nuk do ta kuptojë këtë gjë, s’është më “faji” i blerësit.
Ndaj, i vetmi opsion është MOSSHITJA e VOTËS.
Nëse “pronari” i demokracisë, votuesi pra, vendos ta shesë votën dhe veten është e kotë që lodhemi me demokracinë.
Morali në këtë rast nuk kërkohet aq tek të pafytyrët (blerësit e votës), sesa tek faqezinjtë (shitësit e saj).
Duhet të vijmë tek opsioni që pavarsiaht se pushteti shpenzon para për vlerje vote, populli ti refuzojë atë para dhe ofruesit e tyre.
Po nuk erdhëm këtu, skemi gjë në terezi.
E di shumë mirë se është rehatllëk të drejtosh gishtin nga ai që blen, por nuk blerësi nuk mund të lajë kusuret e shitësit.
Edhe në qoftë se shitësit janë 1 milionë, njësoj e mendoj.
——
*me shitje të votës kam parasysh të gjitha mënyrat e dhënies së votës në këmbim të një interesi privat.
Burimi/Facebook


Leave a Reply