Jo pak herë kemi ngritur zerin për padrejtësitë qe u bëhen shqiptarëve dhe për këtë po aq herë kemi kërkuar që pranë Ambasadës Shqiptare në Greqi të ketë një zyrë avokatësh konsulencë shqiptare. Por deri më sot askush nuk ka reaguar. Shteti shqiptar duhet të ngrihet në nivelin e tij Evropian dhe jo të qendrojë në atë ANADOLLAK.
Një shqiptar u gjykua nga Gjykata e Lartë brenda 6 minutave dhe kur kerkoi avokat dhe përkthyes i thanë që nuk ka gjë, gjyqi behet edhe pa avokat dhe përkthyes. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Konispoli që për 16 kg hashash po vuan dënimin që nga 2004, dënuar me 25 vite burg. Nëse ka ndonjë dënim të tillë në Botë të na i thonë, që të kërkojmë ndjesë…
A ka ndonjë institucion shqiptar që duhet të mbrojë shqiptaret kur keta denohen me burgime mbi 25 vite dhe me burgim të përjetshëm, kur drejtësia greke shkel të gjitha proçedurat në gjykime. Si ka mundësi që dy shqiptarë te denohen me burgime mbi 25 vite pa përkthyes dhe avokatë?
Avokatët greke thone se zhvillimi i proçesit gjyqësor është i pavlefshëm po të këtij mendimi djanë dhe avokatet shqiptare.
A kanë shtet keta shqiptarë të dënuar dhe kush duhet ti mbrojë këta? A ka Shqipëria Avokat të Popullit?
A ka ndonjë avokat shqiptar që të marr në dorë këtë, pasi shteti shqiptar ka vdekur me kohë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply