I’u kam lodhur ju sytë e mi, tejmase
ndaj shpesh fsheheni brenda zgavre
shigjetat të gjitha tek ju përplasen
lëshuar nga fërngjitë e grave…
Por ju s’u dorëzuat kurrë rastësisë
dhe s’ngritët të bardhin flamur
ndonjëher derdhët dhe lotë të nxehtë
( ata si komandon dot, asnjë burr)
Pa xhama okulistësh përsipër
ju shihni gjithçka turbullt, turbullt
veç njërën e shquani që larg
edhe sikur të ini mbyllur!
Skender Lazaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply