Bekuar o lëng i zi,
ta heq lodhjen si magji.
Të lidh me shokë e miqësi.
Tash në kohën e internetit,
dhe me miket e virtualitetit.
Bekuar dhe ti konjak,
zbut kafeinën sado pak,
ëmbël rrëshqitni në stomak.
Me që ju pi me karar
nuk më bëni asnjë zarar.
Ndaj se dashuroj rakinë,
kur shoh sa shumë e pinë,
i len me krye në tavolinë,
sa nuk kujtojnë as shtëpinë.
Se ka thanë dikur një Gjyshe,
nuk rri e shkreta si në shishe !
Ndodh të pi dhe verë,
dy gota tri asnjëherë !
Se ka thënë Italiani plak,
Dy gota verë dy pika gjak,
po pive tri gjak aspak.
Se pijet janë fiks si dardha,
vijnë të ëmbla po kanë bisht mbrapa.
I lumtur kush din me i pi,
s’është kurrë vetëm pa miqësi.
Miku Artit
shkodër.26.19.’22
Burimi/Facebook


Leave a Reply