Sa here qe kthehemi pas kujtojme vitet e para te demokracise kur shqiptaret ju drejtuan ambasadave e me pas anijeve te te gjitha llojeve me te cilat moren rrugen drejt nje jete te re.Ky tranzicion i zgjatur 30 vjeçar eshte i lidhur ngushte me emigracionin,me shqiptaret qe rrezikun jeten e moren rruget e panjohura te shume vendeve,thuajse ne te gjitha kontinentet.Studime jo te plota japin shifra per afro 52 vende te botes ku jetojne e punojne vellezerit e motrat tane.
Sot u dhane perfundimet e nje projekti interesant,”FORMA 2”nepermjet te cilit emigranteve te rinj qe shkojne drejt Italise u eshte dhene ndihme dhe asistence shume e nevojshme per mesimin e gjuhes Italiane,njohjen me te drejtat dhe detyrimet kushtetuese e te tjere.
Keto projekte kane vlere dhe duhen falenderuar organizatat dhe agjensite perkatese si dhe qeveria italiane e cila ka dhene ne kete drejtim ndihmen e nevojshme.
Problemi qe me nxiti ti shkruaje keto rradhe nuk jane vetem impresionet e kesaj veprimtarie qe lidhen ne fund te fundit me pregaditjen e emigranteve drejt Italise.
Mua dhe shume shqiptarve te tjere i interesojne qendrimet qe shteti shqiptar mban ndaj emigranteve te vjeter e te rinj qofshin.
Per afro 30 vjet emigrantet shqiptare kane sjelle drejt vendit te vet,mesatarisht rreth 600 milion euro ne vit,duke kulmuar ne vitet 2008/2009 ne pikun e 1.3 miliard eurove.
Keto shifra te larta,per ekonomine e nje vendi te vogel si ne kane patur nje ndikim te madh ne ekonomite familjare dhe ne ato investime modeste,qe jane rrealizuar nga emigrantet,gjate ketyre viteve.
Rreth 700 mije eshte numri i emigranteve shqiptare ne Itali,nga te cilet rreth 250 mije prej tyre kane siguruar dokumenta te rregullta dhe jane bere shtetas italiane,
Me punen e tyre ata kane mbajtur gjalle familjet ne Shqiperi si dhe kane dhene kontributin e vet edhe ne ekonomine italiane.
Si jane sjellur qeverite shqiptare ne keto 30 vjet me emigrantet,me kontributin qe ata kane dhene per vendin e vet?
Dy here kam qene pjese e takimeve te gjera qe qeveria shqiptare organizoi me perfaqsues te diaspores dhe qe te dyja heret jam larguar shume i zhgenjyer.
Ato takime ishin thjesht parade mode,per ti treguar opinionit publik dhe vete emigracionit se qeveria shqiptare inyeresohet per emigracionin dhe do t‘i sherbeje forcimit te lidhjeve me te.
Nuk mund te them se nuk eshte bere asgje sepse disa projekte qe lidhen me te drejten e pensionit,patentat per qarkullimin rrugor nderkombetar,njohja e diplomave universitare me disa vende e te tjera jane bere.
Por dy pesha te renda,qe do te kishin nje ndikim teresor ne shoqerine dhqiptare,nuk jane bere:
E drejta e votes se emigranteve qe do te permbyste elitat e kalbura politike ne Shqiperi dhe Aksesi i kapitalit te Diaspores per investime ne ekonomine shqiptare.
Une per keto dy çeshtje fola sot,ne aktivitetin e projektit ”FORMA 2”qe lidhej me problemet e shumta qe ka emigracioni shqiptar.
Respekte per qeverine dhe ambasaden italiane qe mbeshtesin projekte te tilla me vlere ne ndihme te emigracionit shqiptar ne Itali…!
Dashamir Uruçi,
Tirane tetor 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply