Negociatat për në Bashkimin Europian duhet të ishin hapur që në vitin 2013, por Edi Rama qëllimshëm bllokoi tre ligjet që duhet të kalonin me 2/3 në Kuvend. Pra pas dhjetë vjetësh vetëm sot vjen lajmi i mirë për hapjen e tyre dhe nisjen e një rrugëtimi të ri për Shqipërinë.Gjatë këtyre dhjetë viteve pritje, qeveria aktuale nuk bëri gjë tjetër vetëm se fajësoi herë opozitën dhe herë BE-në për mos hapjen e negociatave, por asnjë herë nuk pa nga vetja për të plotësuar kushtet për hapjen e tyre.
Pavarësisht se Shqipëria nuk është gati në asnjë mënyrë për BE, duke qenë vendi i parë në Europë për korrupsionin dhe krimin e organizuar (sipas raporteve të BE-së, EUROSTATIT dhe organizmave të tjerë të BE-së), si dhe vendi i fundit në Europë me pagat dhe pensionet më të ulta, përsëri lajmi i sotshëm është pozitiv sepse na vendos nën kontrollin e plotë të BE-së.
Propozimi francez për zgjidhjen problemit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse jo më i miri në aspektin politik dhe moral sepse prek çështje të identitetit kombëtar, solli vendimarrjen e Brukselit për organizimin e konferencës së parë. Ky propozim nuk do të kish kaluar pa votën e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Tani, ajo që s’është bërë për shumë vite, shpjegimi se çfar sjell hapja e negociatave për qytetarin shqiptar duhet të nisë sa më parë dhe kjo është detyrë e opozitës duke parë që qeveria nuk e bëri asnjë herë sepse ishte më e interesuar për Ballkanin e Hapur dhe hapjen drejt Serbisë, sesa hapjen drejt Brukselit, Berlinit dhe Parisit. Në çdo rast hapja e negociatave na krijon një ambient më të fortë sigurie në rajon dhe e detyron qeverinë të funksionojë sipas legjislacionit dhe politikave Europiane.
Burimi/Facebook


Leave a Reply