Në takimin e sotëm të Kryeministrit të Shqipërisë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtëme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, shqiptarët u fyen përsëri nga kryeqeveritari i tyre dhe panë se si edhe pushteti i medias ka degraduar po aq shumë sa pushteti politik në Shqipëri.Më së pari nuk ka kurrfarë dyshimi se vizita e Përfaqësuesit të Lartë Borrell është vizitë shumë e rëndësishme për ne shqiptarët, për të dëgjuar e mësuar vlerësimet, problemet, sfidat dhe për të kuptuar detyrat tona në përpjekjet e së ardhëshmes së përbashkët.
Ajo që shqiptarët dëgjuan nga kryeministri i tyre ishte e njëjta logore që përsëritet prej 9 (nëntë) vitesh nga i njëjti person.
Banalitet dhe vulgaritet krejt bajat !
Vëmendja jonë përqëndrohej tek mesazhet e Përfaqësuesit të Lartë.
Për fat të keq, ZHGENJIM !
Si nuk dëgjuan shqiptarët as edhe një fjalë të vetme për korrupsionin stratosferik që ka pushtuar Shqipërinë prej vitesh nga kjo qeveri ?
Eshtë apo jo KORRUPSIONI një problem i madh sot në këtë vend ?
Z. Borrell u kujdes t’u thotë shqiptarëve se çmimet e cdo fije të jetës së tyre janë rritur nga lufta e Rusisë në Ukrainë ?
Ok ! Po Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar që na thotë se ;
Niveli i varfërisë në ;
Shqipëri ka shkuar në 31 %, krahasuar me
Kosovën 23 %, me Maqedoninë e Veriut 18%, me Malin e Zi 20 % dhe me Serbinë 17%, a ka ndonjë domethënie për Përfaqësuesin e Lartë, që tu thotë shqiptarëve ?
Transparenc International e rendit Shqipërinë të parën mes të gjitha vendeve të rajonit në lidhje me nivelin e korrupsionit.
E fundit në varfëri e para në korrupsion !
Në 6 vitet e fundit dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit nga KLSH është gjetur 6 (gjashtë) miliard euro.
I gjithë buxheti i shtetit shqiptar në një vit nuk shkon kurrë dot më shumë se 3,5 miliard euro !
ZHGENJIM total nga pritshmëritë e shqiptarëve për zërin evropian të së vërtetës e transparencës.
E nga gjithë kjo pritshmëri, kapakun e artë ja vunë gazetarët tanë “profesionistë” të cilët e kanë vrarë besimin tek pushtetini medias dhe fjalës së lirë po aq rëndë sa dhe pushtetarët tek politika dhe shteti.
Teksa “shqetësoheshin” shumë pse Brukseli nuk po e merrte për “nuse” Edi Ramën, si nuk e pyetën Përfaqësuesin e Lartë Borrell se sa taksa janë të përfshira në çmimin e naftës që shitet për qytetarët evropianë në Bruksel, Madrid, Romë e Berlin ?
Shqiptarëve, Edi Rama ju ka futur plot 32 taksa te qeverisë qëndrore dhe asaj lokale, në çmimin e nafës, që do të thotë se gjysmën e parave që paguajnë shqiptarët për 1(një) litër naftë e merr Edi Rama në buxhet që të paguajë inceneratorët e hajnisë makabër.
Ah dhe e fundit !
Si nuk e pyeti ndonjë gazetar “profesionist” dhe i “lirë”, Z. Borrell ;
A ka ndonjëri prej komisionerëve të Komisionit Evropian në zyrën e tyre në Bruksel, shendelier të larë në flori ?
Unë jam i sigurtë, që as që bëhet fjalë ta kenë një luks të tillë ekstravagantë e pa kurrfarë nevoje, por të paktën ta kishim dëgjuar përgjigjen nga vetë Evropa !
Burimi/Facebook


Leave a Reply