Katerina dhe Eni nuk pritën dhe qershinë mbi tortë e vendosën që në takimin e parë. Mes konkurrentit dhe fronistes, e cila ka hyrë në program së fundmi, ka pasur një puthje pasionante.
“Ishte puthje shumë emocionuese. E ndjeva që duhej të puthja, ishte shumë e bukur dhe jam i lumtur që ndodhi me ty. Uroj që të mos jetë e fundit”, u shpreh Eni.
Gjithçka ndodhi pasi konkurrenti i kishte rezervuar një surprizë Katerinës në një pishinë. Po ashtu, ata u njohën më shumë me njëri-tjetrin, ku Eni foli për të kaluarën.
“Kam qenë futbollist, tashmë merrem me modeling, merrem dhe me fitnes, së shpejti do të bëj një kurs për fitnes të mësoj njerëzit si të kujdesen për veten e tyre”, u shpreh Eni. Ndërkohë Katerina i tha nga ana tjetër se “nuk i pëlqen kur çuni kujdeset më shumë se goca”.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply