Dea dhe Albioni, çifti i parë që doli nga Love Story po jetojnë historinë e tyre të dashurisë në Prishtinë. Ata kanë 2 javë e gjysmë që jetojnë bashkë. Çifti ka treguar disa “copëza” nga jeta e tyre në kryeqytetin e Kosovës.
“Kjo është shtëpia jonë. U bë 2 javë e gjysmë që jetojmë këtu. Po përpiqem që të ambientohem. Është shumë ftohtë. Ditën e parë që kam ardhur rrija si e shushatur. Albioni është ende i infektuar nga virusi i xhelozisë. Shpresoj që të shërohet nga ky virus i keq që e ka kapur”, tha Dea.
Ajo tregoi se është surprizuar nga Albioni pasi i bën punët e shtëpisë. “Ndonjë enë e lan”, u shpreh Dea. Ndërkohë Albini tha: Më shumë të rri unë gati se ti mua.
“Po mundohem me ambientu Dean dhe si me ushqim mundohem që ta ambientoj dhe të mos jetë e mërzitur. Po jap maksimumin për të”, u shpreh më tej.
Të dy treguan se po dalin shëtisin dhe po njihen me miq të rinj dhe familjarët e Albionit. Ata pranuan se mes njëri-tjetrit kanë pasur zënka dhe grindje të vogla, por mundohen që çdo gjë ta sheshojnë në funksion të lidhjes së tyre.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply