Lindi në Pilur te Devollit (Bilisht) Korçë më 9 gusht 1933. Për shkak të qëndrimit të mbajtur gjatë Luftës së Dyte Botërore si dhe ekonomisë familjare fill pas mbarimit te luftës filluan ndjekjet dhe persekutimet e hajduteve komuniste për fisin Bylykbashi. Në këto rrethana dy vëllezërit Arif e Zenel Bylykbashi me nga një djalë arratisen për në Greqi ne vitin 1952.Komuniste i grabisin pasurin gjithcka qe kishin.
Këtu nisin vuajtjet, burgosjet dhe internimet pa fund per Niaziun dhe familjen e tij.
Me 3 korrik te vitit 1952 Niaziu arrestohet nga zagaret e shtetit dhe dënohet 10 vjet duke u liruar në 27 nëntor 1959. Dënimin e vuajti ne tharjen e kënetës se Maliqit, kanalin e Vlashukut, ndërtimin e rezervuarit të Thanës,kanalin vadites Shtyllas Fier, Zadrime, Bulqizë, Rinas, Sanatoriumin e Tiranës, Thumane, Sanxhak (Laç).
Niaziu arrestohet përsëri në 28 janar 1972 përsëri për agjitacion e propagandë dhe dënohet me 10 vjet burg duke e nisur në Spac. Ridënohet me rastin e revoltës së Spaçit me 13 vjet burgim.
8 vjet i vuajti ne burgun e Burrelt, 18 muaj në repartin nr.309 Ballsh, 2 vjet në repartin nr.318 Qafë Bari. U lirua më 25 dhjetor 1985. Vuajti 21 vjet e 4 muaj burgime.
I perjetshem kujtimi i ketij antikomunisti.
Burimi/Facebook


Leave a Reply