Ka dallime! Italia erdhi e paftuar me një ushtri të fortë dhe Abaz Kupi doli heroikisht për t’i kundërshtuar me pushkë, megjithëse nuk mundi t’i rezistonte sulmit.
Ai sulm i pakërkuar u pagua nga mijëra shqiptarë të pafajshëm, të akuzuar nga komunistët si tradhtarë pro-italianë.
Erdoğan erdhi i ftuar zyrtarisht nga Rama, pa hedhur asnjë plumb, me një listë kërkesash tradhtare dhe mori me ceremoni çelësat e shtetit, duke maskuar sulmin e tij pa gjak, por vendimtar. Trupat do të ndjekin, të veshur si civilë dhe do të depërtojnë në të gjitha segmentet e qeverisë shqiptare. Shqipëria është tashmë një satelit i Turqisë.
Kush do ta dënojë Ramën, qeverinë dhe parlamentin e tij si tradhtarë që kanë lejuar një vend të huaj të pushtojë Tiranën? Kush do t’i ndëshkojë ata që do të duhet të bashkëpunojnë me pushtuesit turq për të çimentuar dominimin e tyre?
Turqia nuk ka çfarë t’i ofrojë Shqipërisë që nuk mund të gjendet në Bashkimin Evropian, në Itali, në Gjermani. Në botën e sotme teknologjia, kultura dhe gjuha turke janë pak të dobishme për shqiptarët. Në ket pikëpamje, Shqiptarët votuan me këmbë, nuk zgjodhën të emigronin në Turqi.
Nga vjen servilizmi i Ramës ndaj Erdoganit? Pse Rama po ia lë në dorë Erdoganit fatin e atdheut? A ka frikë nga Amerika? A po i nënshtrohet Rama Vuçiçit për të njëjtën arsye qyqare, duke minuar pavarësinë e Kosovës? Marrëveshja për ”Ballkanin e Hapur” është në fakt një dorëzim i ekonomisë shqiptare dhe asaj kosovare Serbisë.
Ka ardhur koha për të hequr Ramën nga pushteti. Sundimi i tij i korruptuar dhe i paaftë kërcënon pavarësinë e Shqipërisë në mënyra që asnjë lider tjetër shqiptar nuk e bëri në 74 vitet e fundit!
Burimi/Facebook


Leave a Reply