Juristi Skerdjan Dhuli ka reaguar në lidhje me ofendimet denigruese të bëra
në adresë të deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila është shprehur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Krah fotove të komenteve që i janë bërë në rrjetet sociale deputetes, Dhuli shkruan se ajo ka marrë urrejtjen e mbështetësve të Berishës për shkak të mendimit të saj ndryshe.
Ai shton se kafshëria e njerëzve shkon deri aty sa lumturohen për ndarjen nga jeta të djalit të saj.
“Kjo është kafshëri! Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka.
Shihni çfarë komentesh gjeta.
Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot.
Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.
Pra të paguash djem e vajza të reja për të goditur deputetët e PD. Dhe ku ? Tek djali i saj që ka humbur jetën.
Kjo gjuhë është e tmerrshme por edhe tregues se dhuna nuk vjen rastësisht por krejtë e instruktuar nga Berisha dhe ata që janë rrethi i tij i ngushtë.
Nuk pres që ata të distancohen nga kjo gjuhë ndaj më vjen turp për kë kam mbështetur ndër vite”, shkruan Skerdjan Dhuli në profiling e tij në “Facebook”.
Burimi/newsbomb.al/


Leave a Reply