Nga Dhimiter Gjoka
U nda nga jeta ne moshen 90 vjecare Kadri Metohu pas nje beteje prej disa ditesh me Covid19. Nje nder themeluesit e Radio Televizionit Shqiptar, regjisor, skenarist dhe drejtues artistik. Ne te gjithe karrieren e tij krijuese ai spikati jo vetem ne dhjetra spektakle televizive, dokumentar, telereportazhe e radiodrama por edhe ne veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike. Studioi per regjisure ne Prage te Cekosllavakise nga ku pruri nje eksperience te madhe bashkekohore duke dhene kontributin e tij te vyer ne fushen e regjise televizive, radiofonike dhe skenike. Mbas specializimit ne Rai te Italise ai kontribuoi ne ngritjen e Televizionit Shqiptar mbi baza profesionale. Eshte krijues i emisioneve te sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tone ne shekuj” si dhe “Teatri ne mikrofon”. Per kontributin e tij te cmuar ai eshte nderuar me cmime te shumta kombetare. I paharruar kujtimi i vjehrrit tim Kadri Metohu.
Burimi/Facebook


Leave a Reply