Analisti (V)alon (S)ylaj e fyen diasporën shqiptare me gjuhën e tij gabelqe…!
Do të ishte mirë që kryeministri Hoti të dalë në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare dhe të uroj mirë se vini ,,Heronjët e Kosovës,,!Diaspora shqiptare për çdo vit e mbush arkën e shtetit të Kosovës me 1.milardë euro dhe,përmes parasë nga vendet e botës po bëhet krah i fortë i ekonomisë së shtetit tonë.Ashtu siç po e bënë presidenti i Meksikës në kufirin Meksikë-Amerikë kur kthehen në atdhe diaspora e këtij vendi të Amerikës Latine.
Po i tregoj (V)alon (S)ylaj se në Amerikë dispora për luftën e UÇK-së nisi me miliona dollarë.Po në Çikago ku jetoj e veproj tash e sa vjet,me rastin e luftës së djelmenisë së UÇK-së në Drenicë dhe heroizmi i Adem Jasharit në malet kazerma të kësaj ane,gratë shqiptaro-amerikane i sollën stolitë e veta prej ari dhe i vendosën në tovolinën e Komunitetit Shqiptar (KSHA)që të bëhen deviza dhe plumba për Lirinë e Kosovës!
(V)alon (S)ylaj të kesh për turp fyerjet që po i bëni ndaj diasporës shqiptare me gjuhën tuaj gabelqe…!Me thes të shkyer,thotë fjala e popullit,nuk bëhet shteti o (V)alon zeza…!
Çikago,dhjetor të motit 2020
Burimi/Facebook


Leave a Reply