Nga Enida Vërça
Televizioni informativ ‘Fax News’ dhe portali tij ‘Fax Web.al’, kanë vendosur të ndërpresin transmetimin deri ditën e nesërme në shenjë zie për humbjen e presidentit të tyre, Kasem Hysenbelliut.
Ka qenë vetë televizioni i cili ka njoftuar këtë vendim, duke shtuar se transmetimi do të nisë në orën 07:00 të ditës së nesërme.
“Fax News dhe Fax Web kanë vendosur që të ndërpresë transmetimin deri nesër në orën 07:00, në shenjë zie, në nder të presidentit Z. Kasem Hysenbelli, i cili u nda nga jeta parakohe në moshën 59-vjeçare nga COVID-19”, shkruan televizioni.
Kujtojmë që themeluesi i këtij televizioni u nda nga jeta ditën djeshme, pas disa kompikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.
Ditën e sotme u mbajtën homazhe në nderim të tij dhe në orën 11:00 u përcoll për në banesën e fundit, në Sharrë.
Duke respektuar rregullat anti-COVID, ishin të shumtë pjesëmarrësit, të cilët e përcollën me duartrokitje, lot dhe falënderime.
Hysenbelliu është themeluesi i Fax News, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017.
Për vite me radhë drejtoi me përkushtim e sukses, grupe të rëndësishme mediake në vend, si Gazeta Panorama, e për vite me radhë televizionin Neës24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare e Radio Shqiptare.
I martuar, baba i dy fëmijëve, Kasem Hysenbelliu njihet nga bashkëpunëtorët e tij si drejtues, koleg dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply