![]()
Dashi
Në jetën në çift do jeni më të motivuar të bëni gjithçka që partneri të ndihet mirë. Atmosfera do jetë e ngrohtë do përjetoni shumë emocione.
Demi
Dielli do ua bëjë ditën më të bukur në dashuri. Jeta në çift do jetë harmonike. Beqarët të përgatiten për një takim shumë të rëndësishëm.
Binjakët
Sot do kërkoni paqen në jetën tuaj dashurore. Duhet të tregoheni më tolerantë dhe të dashur me partnerin tuaj. Mos provokoni debate.
Gaforrja
Sot nuk do jepni maksimumin në dashuri. Me mbështetjen e planetëve do keni qëndrueshmëri sentimentale dhe dëshirat do ju realizohen.
Luani
Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit tuaj të zemrës. Ai do ketë nevojë për një këshillë dhe ju jeni të vetmit që mund t’ia jepni.
Virgjëresha
Sot duhet t’i pranoni realitetet edhe pse disa mund të jenë të vështira për ju. Mundohuni të rregulloni konfliktet që keni me partnerin tuaj.
Peshorja
Neptuni do ua turbullojë pak mendimet në jetën në çift. E vështirë do jetë të gjeni ekuilibrin. Tregohuni më të sinqertë dhe shprehini ndjenjat.
Akrepi
Për pjesën më të madhe të çifteve dita e sotme do jetë aktive dhe bashkëpunimi do të forcohet. Nga ana tjetër Plutoni do nxitë ndonjë debat.
Shigjetari
Dëshirat tuaja më të zjarrta mund të realizohen sot duke pare pozicionin e mirë që ka Plutoni. Partneri do iu përkëdhelë më tepër së fundmi.
Bricjapi
Në jetën ne çift duhet të tregoheni të duruar. Së shpejti do vijnë momentet që mezi po i prisni. Për beqaret mund të jetë dita e shumëpritur.
Ujori
Do ketë disa konflikte të vogla në jetën në çift por do rregullohen sa hap e mbyll sytë. Pjesa tjetër e ditës së sotme do shkojë shumë mirë.
Peshqit
Jeta në çift mund të ketë disa probleme sot. Do debatoni ashpër mbi një temë delikate dhe nuk do bini dakord. Lëreni tjetrin të shprehet lirisht.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply