Në garën më të madhe të këngës evropiane, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Malmo të Suedisë, shqiptarët do të përfaqësohen me “Identitet”. Kënga që gërsheton elementet etno me muzikën rock, e interpretuar nga Bledar Sejko, vokal e kitarë, dhe këngëtari Adrian Lulgjuraj, ka triumfuar në edicionin e 51-të të Festivalit të Radiotelevizionit Shqiptar, të dielën mbrëma.
Dyshja ka mposhtur shtatëmbëdhjetë finalistët e tjerë, në garën që siguron pjesëmarrjen në garën evropiane të këngës “Eurovision”, duke grumbulluar fiks 74 pikë nga vlerësimi i jurisë. Në vendin e dytë është radhitur kënga “Love” e Anjeza Shahinit, derisa vendi i tretë i ka takuar Hersi Matujas, me këngën “Kush ta dha këtë emër”. Një ditë pas triumfit në garën e cila e shpie në sfidën evropiane, këngëtari ulqinak Adrian Lulgjuraj, në prononcimin për “Kohën Ditore”, e ka pranuar se nuk e ka pritur fitoren.
INA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply