![]()
Familja Mujaj nga Kosova ka siguruar vizën humanitare në Austri, njofton agjencia e lajmeve INA.
Derisa kjo familje po priste zbatimin e masës së deportimit të tyre drejt Kosovës, ata morën lajmin e gëzuar në prag të festave të Krishtlindjes.
Autoritetet policore të Vjenës kanë pranuar pozitivisht kërkesën e familjes Mujaj për vizë humanitare. Një nga më të gëzuarat në këtë familje është vajza e tyre Leonesa, 13 vjeçarja, që është bërë kryelajmi i mediave austriake.
Leonesa është vajza e adhuruar e shumë familjeve austriake dhe shkollës së saj në Vjenë. Ai ishte protagonistja e mbrojtur në shumë raste, kur shteti kishte planifikuar ta deportonte drejt Kosovës. Kërkesën për vizë humanitare për familjen Mujaj e kishte dorëzuar Shoqata “Ekonomia për Integrim” – “Wirtschaft fur Integration”, e cila i kishte siguruar banesë qëndrimi kësaj familje. Autoritetet austriake me vizën humanitare i siguruan kryefamiljarëve edhe të drejtën e punës.
Familja Mujaj tanimë festat e fundvitit do t`i festojë e gëzuar pranë shtëpisë së tyre të dhuruar përkohësisht në Vjenë. Ajo ka shprehur faleminderime për mijëra austriakët që i dhanë mbështetje përmes peticioneve të ndryshme dhe protestave kundër autoriteteve të emigracionit dhe të policisë austriake. (A.Martini/INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply